VERCELI - Donika kishte tre vite që ishte ndarë nga bashkëshorti i saj italian Raffale, dhe së bashku me dy fëmijët jetonte në qytetin Verceli në veri të Italisë.
Mbrëmjen e djeshme (24 janar) 59 vjeçari kishte shkuar në këtë qytet për ti kërkuar ribashkim. Nga dëshmitarët e ngjarjeve mes Donika Xhafës, 47 vjeçares shqiptare dhe Raffaele Vorrano, 59 vjeç ka pasur një zënkë e dhunshme pranë stacionit të trenit.
Sipas një dëshmitareje fillimisht Raffaele Vorrano, 59 vjeçe ka qëlluar me një plumb nga makina e tij drejt bashkëshortes së tij Donika Xhafa, 47 vjeçe.
Gruaja ndoshta ka tentuar të largohet por ai ka zbritur nga makina dhe e ka arritur në mes të rrugës në sheshin Roma dhe i ka dhënë fund me 3 plumba të tjerë. Mediat italiane tregojnë dhe një version tjetër se të 4 plumbat Rafaele i ka qëlluar në momentin kur e ka arritur ne sheshin Roma.
VETËDORËZIMI NË POLICI
Pas krimit Raffaele Vorrano, 59 vjeçari nga Calliano, provincë e Astit është larguar me makinë dhe më pas është vetëdorëzuar në policinë e Astit, ku ka pranuar vrasjen. Policia është në kërkim të pistoletës të cilën 59 vjeçari e ka hedhur në rrugë. Mediat italiane shkruajnë se edhe nëse nuk do të dorëzohej, policia kishte prova të mjaftueshme për ta vënë në pranga. Një nga dy dëshmitarët që kanë parë skenën e krimit kanë vënë re numrin e targës së makinës. Në mëngjes Rafaele është dërguar në burgun e Vercellit. 59 vjeçari deponoi në polici se vrasja kishte ndodhur pas një grindjeje mes tyre. Agjencia e lajmeve ANSA informon se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie. Policia nis hetimet për të zbardhur krimin.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Para një jave një tjetër grua vritet nga bashkëshorti