Italiania 16 vjeçare
me tre fëmijë

E çuditshme por e vërtetë. Carmen Speria, 16 vjeçarja italiane e provincës së Avellino-s ka tre fëmijë.

Ajo është bërë për herë të parë mama në vitin 2012 kur lindi dy binjakë.Në atë kohë ishte 14 vjeçe.

Ndërsa në vitin 2013, në moshën 15 vjeçare Speria lindi fëmijën e tretë, një vajzë.

carmen speria

Edhe babi i tre fëmijëve të Carmen është një adoleshent që frekuentonte shkollën e mesme kur u bë baba për herë të parë.

Ndërsa mamaja e re fatkeqësisht ka braktisur studimet për t’iu përkushtuar fëmijëve të saj.

Momentalisht ajo jeton me prindërit e saj. “Ne do të martohemi sapo të mbushim moshën e pjekurisë. Unë kam pasion gatimin dhe pres që të regjistrohem në shkollën e hotelerisë. Momentalisht kam fatin që të ushtrohem në kuzhinë në restorantin e tezes time”, ka thënë Carmen në një intervistë.

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën