Mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë u mbajt ‘Foltorja’ e përjavshme e Partisë Demokratike, ku në shesh ishin prezentë një numër shumë i vogël i ithtarëve të Sali Berishës.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka shpërndarë një fotografi nga ‘Foltorja’ e PD-së, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ironizuar pjesëmarrjen e ulët.
Përmes një shkrimi krahas fotos së publikuar, Balla ka shkruar se ‘Foltorja’ e Berishës është e ngjashme me një festë synetllëku.
“Eh si vajti ky muhabeti i foltores së bufit?! Nisi si dasëm, pastaj fejesë dhe përfundoi si synetllëk”, ka shkruar Balla krahas fotos në faqen e tij në Facebook.
Kujtojmë se një numër i ulët pjesëmarrësish u vu re edhe në protestën kombëtare të 28 shkurtit të organizuar nga PD. Kjo bëri që Berisha dhe kupola drejtuese e partisë, për të justifikuar numrin e ulët të pjesëmarrësve, shtuan dhunën dhe hedhjen e molotovëve.
Komente












Është skandaloze të bllokohen rrugët për 30 shpellarë që mbledh vrasësi Sali non grata.
Përgjigju