TIRANE- Policia e kryeqytetit ka arrestuar ditën e sotme  22-vjeçarin Nirgen Ymeri, i cili iu ka shpëtuar nga duart efektivëve të policisë teksa po e çonin në qelitë e burgut të Fushë-Krujës 12 ditë më parë.

I riu, i dënuar me 18 vite burg për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”, është arrestuar pasditen e sotme brenda një lokali nate në “Qytetin e nxënësve” në kryeqytet, ndërsa ishte strehuar nga disa të afërm të tij.

Arratisja e të riut ka bërë që të arrestohen dy oficerë policie, ndërsa shoferi i grupit të shoqërimit të hetohet në gjendje të lirë.

nirgen ymeri me logo
(Në foto: I arratisuri, Nirgen Ymeri)

Ja si ndodhi ngjarja
22-vjeçari i dënuar me 18 vjet për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje arriti t'u ikte policëve, ndërsa transportohej me fugon nga dhomat e paraburgimit të drejtorisë së Policisë Tiranë, për në burgun e Fushë-Krujës.
 
Ndërsa fugoni ecte pranë zonës së Unazës së Re në kryeqytet, Nirgen Ymeri goditi policin që ishte ulur në sediljet e pasme të fugonit dhe arriti të largohet, ndërsa në automjet ndodheshin dhe ndihmës specialisti i shoqërimit dhe shoferi i togës së shoqërimit.
 
Ndërkohë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar dy punonjësit e togës së shoqërimit, Luan Mulgeci dhe Gëzim Dervishi për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa në gjendje të lirë ndiqet shoferi Gjoni Kerri.

momenti arrestimit me logo
momenti arrestimit me logo
(Në foto: Momenti i arrestimit të 22 vjeçarit, Nirgen Ymeri) FOTO të tjera

Të arrestuarit
Luan Mulgeci, 47 vjeç me gradën Kryeinspektor, me detyrë ndihmës specialist i shoqërimit në Seksionin e Sigurimit të Shoqërimit të Forcave të Posaçme
Gëzim Dervishi, 50 vjeç me gradën N/Komisar, me detyrë Specialist Informacioni
Do të ndiqet në gjendje të lirë Gjoni Kerri, 50 vjeç, me detyrë shofer i togës së shoqërimit

Nirgen Ymeri i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
22-vjeçari u arrestua më 5 shtator të këtij viti pasi ishte i dënuar më parë me 18 vite burg për tentativë vrasje me dashje dhe armëmbajtje penale. Gjithashtu gjatë momentit të arrestimit, Ymerit, i është gjetur një dokument identifikimi (patentë) e falsifikuar.

A1Report ka mundur të sigurojë një kopje të vendimit të personit të arratisur, ku ai është dënuar me 18 vite burgim për vrasje me dashje të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje.

Kështu rezulton se Ymeri më datë 8 qershor të 2013-s ka tentuar të vrasë në rrugën ‘Hamdi Pepa’ në kryeqytet, shtetasin me iniciale D.Xh, ku sipas policisë gjithcka ka nisur për motive të dobëta.

PDF - Vendimi ku Nirgen Ymeri dënohet me 18 vite burgim

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)