TIRANE- Një i ri mbeti i plagosur një ditë më parë në Tiranë, gjatë një atentati me armë zjarri. 

Ai u qëllua nga dy persona të cilët lëviznin me motor. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, pranë një xhamie, në rrugën “Xhanfize Koko”, pranë Kinostudios, në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi në një kohë kur zona ka qenë mjaft e populluar dhe e gjithë skena është parë nga qytetarë të shumtë. 

I plagosuri, 26-vjeçari Dejvis Rrustemaj
Shqiptarja.com ka siguruar edhe foton e personit që u plagos. Ai është Dejvis Rrustemaj, nga Tropoja, banues në Tiranë. I riu është proceduar më parë nga policia e kryeqytetit për kanosje. 
dejvis rrustemaj
(Dejvis Rrustemaj, 26-vjeçari i plagosur mbrëmë)

Rrustemaj gënjeu policin, jep emër të rremë
Dejvis Rrustemaj ka gënjyer punonjësin e policisë në spital duke dhënë emër dhe moshë tjetër. Dejvis Rrustemaj ka qenë i dënuar për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Burime: Atentati me qëllim ekzekutimin e të riut
Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ndaj Rrustemajt është bërë atentat me qëllim ekzekutimin e tij, por ai ka shpëtuar për shkak se autori ka qenë në lëvizje me motorin që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.

Pavarësisht të shtënave ai nuk ka mundur të fokusojë objektivin. 

Dejvis Rrustemaj ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. 

Si shkak për ngjarjen dyshohet një konflikt i disa viteve më parë që Rrustemaj ka pasur me djalin e një biznesmeni të naftës për një borxh prej 1000 euro të pakthyera.  

I riu u qëllua nga dy persona me motor
Dy persona me motor kanë qenë ata të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 26-vjeçarit Dejvis Rrustemaj, banues në Tiranë, nga Tropoja.
 
Ai është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur në këmbë.
 
Menjëherë i plagosuri është dërguar në S.Q.U për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
 
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se i plagosuri është qëlluar nga një person i cili po udhëtonte në motor së bashku me një tjetër.

Autorët lëviznin me një motor ngjyrë të zezë dhe skafandra në kokë. 
 
Sipas policisë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
 
Hetimi për të shkuarën e të riut është ngritur pasi së bashku me një tjetër person në 2015 kanë kërcënuar me armë djalin e I.F për një çështje borxhi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com