Zv.kryeministrja Albana Koçiu, ka reaguar pas Asamblesë së Partisë Socialiste të zhvilluar sot në Tiranë, ku asaj dhe ministrit Ervin Demo iu besua drejtimi politik i PS-së së Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu i ka shprehur mirënjohjen kryeministrit Rama për besimin e dhënë, ndërkohë që thotë se do të vijojë puna në çdo lagje e çdo njësi të kryeqytetit për fitoren në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Reagimi i Koçiut:
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste
Me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kontratën e besës me qytetarët për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete, duke bërë më shumë e më mirë çdo ditë.
Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS Tiranë.
Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialist të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi, sepse pikërisht nga Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jepet shembulli i zhvillimit, krijohen mundësitë e reja për çdo familje dhe nis fitorja e Partisë Socialiste drejt #SHQIPËRIA2030
Lajmi kryesor:
Asambleja/ I shpalli luftë, Rama shkarkon Veliaj nga kreu i PS në Tiranë: Kërcënimet i ka sajuar! Bashkëdrejtimin e merr Demo e Koçiu! Spiropali përjashtohet nga çdo funksion në parti, edhe nga grupi (DEBATET)






