Iu dëmtua banesa nga tërmeti, familja me 5 anëtarë e Dëshmorit të Atdheut Shaqir Lleja bëhet me shtëpi të re

Familja me 5 anëtarë e Dëshmorit të Atdheut Shaqir Lleja, tashmë e ka një çati mbi kokë. Shtëpia e tyre në fshatin Bushnesh të Thumanës shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, u rindërtua falë solidaritetit.

Në bashkëpunim me ambasadën suedeze në kuadër të projektit “Forcimi i Policimit në Komunitet”, u financua rindërtimi i shtëpisë së efektivit të policisë të rënë në detyrë.

Djali i familjes, Orgesti ka ecur në gjurmët e të atit duke u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Për sakrificën e babait të tij i pranishëm në dorëzimin e çelesave të shtëpisë nga përfaqësues të ambasadës suedze ishte edhe kryepolici Ardi Veliu.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në emër të Policisë së Shtetit, ka falënderuar zonjën Linda dhe përfaqësuesit e programit suedez për policimin në komunitet.   

"Sot është ditë e veçantë jo vetëm për Pranverën, për Orgesin dhe familjen e tyre, por padyshim edhe për neve, për faktin sepse është një ditë e cila na mundëson që ne t’i ofrojmë disa momente të gëzuara dhe të veçanta siç është dorëzimi i shtëpisë së sotme, që u bë falë kontributit tuaj.  Vëmendja jonë ka qenë gjithmonë e përqendruar tek familjet e të rënëve në krye të detyrës, për faktin sepse janë memoria e Policisë, janë kolegët tanë të cilët kanë sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë jetën dhe kjo nuk është thjesht vetëm dorëzimi i banesës falë edhe kontributit tuaj, por edhe tek përkujdesja që në kemi pasur te rasti i Orgestit, që me dëshirën e tij për të ndjekur gjurmët e të atit e kemi bërë pjesë të Policisë së Shtetit. Jo vetëm Orgestin, por edhe shumë kolegë të tjerë, dhe do vazhdojmë që me këtë mënyrë dhe me këtë qasje të mundohem t’ua lehtësojmë sadopak boshllëkun e krijuar në familjen e tyre. Edhe njëherë shumë faleminderit. Pranvera e tha që sot është me të vërtetë ditë e lumtur, por edhe ne ndihemi shumë mirë që sot jo vetëm Pranvera, por edhe ne po bëjmë realitet ketë dëshirë”- u shpreh Veliu.  

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë