Iu dogj makina e bashkëshortes/ Sokol Binaj, gjyqtari i dosjes së Izet Haxhisë që hoqi dorë nga çështja 'Shullazi'

Iu dogj makina e bashkëshortes/ Sokol Binaj, gjyqtari i dosjes së Izet Haxhisë që hoqi dorë nga çështja 'Shullazi'

Sokol Binaj, bashkëshorti i koordinatores për mediet në Prokurorinë e Përgjithshme të cilës iu dogj makina mbrëmjen e djeshme, është gjyqtar pranë Gjykastës së Apelit në Tiranë. Ai është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme.

Report TV mëson se Binaj qenë i përcaktuar me short për dojsen Shullazi, por nuk e mori asnjëherë përsipër. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Aktualisht Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dojen Izet Haxhia. Izet Haxhia, truprojë i ish-kryeministrit Sali Berisha, është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari. 

Pas rihapjes së kësaj dosje, më 18 Mars të këtij viti avokati i Haxhisë, deklaroi se do të kërkojë lirimin e tij si dhe ballafaqimin me dëshmitarin e parë Sali Berishën që në atë kohë ka qenë President.

Pjesë e dëshmitarëve që kërkohen të pyeten lidhur me këtë dosje janë 44, mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i SHërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës.


Lajmi kryesor:

Digjet në mesnatë makina e bashkëshortes së gjyqtarit të dosjes së Izet Haxhisë(FOTO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja