Iu gjetën mbi 60 kg kokainë në anijen me qymyr në portin e Durrësit! SPAK liron ekuipazhin dhe i heq sekuestron anijes

Iu gjetën mbi 60 kg kokainë në anijen me qymyr në portin e Durrësit! SPAK liron ekuipazhin dhe i heq sekuestron anijes

Kokaina e gjetur në portin e Durrësit, qymyri i sekuestruar dhe ekuipazhi

SPAK ka liruar 16 marinarët të cilëve iu gjetën 60 kilogramë kokainë në anijen me qymyr në portin e Durrësit. Vendimi është dhënë ditën e djeshme ndërsa mësohet se anijes i është hequr sekuestro. 

Sasia e konsiderueshme prej mbi 60 kg kokaine u  zbulua në orët e para të mëngjesit të 16 majit, e cila ishte vendosur në një anije me qymyr që vinte nga Kolumbia. Kokaina u kap në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 60 kg, teksa kontrolli do të vijojë sërish rreth orës 10:00, pasi droga ishte futur mes qymyrit. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë do të kontrollohet gjithë sasia e qymyrit prej 6500 ton.

Kapiteni i anijes ishte nga Rusia. Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që zbuloi kokainën në anijen që sillte qymyr nga Kolumbia. Gjatë kontrolleve të ekuipazhit i shoqërroi vetë kapiteni, i cili u shpreh se nuk mban përgjegjësi për ngarkesën dhe iu tha se kanë kontrolluar dhe një ditë më parë, por nuk gjetën asgjë.

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku mësoi edhe Itinerarin që ka ndjekur anija "Unistream" deri sa ka mbërritur në portin e Durrësit. Ajo është nisur nga porti i Barranquilla në Kolumbi në 26 prill në orën 11:32 dhe ka mbërritur në Portin e Durrësit në 16 maj, pra një ditë më parë në orën 08:32. Nuk dihej nëse sasia e drogës kishte si destinacion final Shqipërinë apo porti i Durrësit ishte përdorur si tranzit nga trafikantët.

Të prangosur dhe në shoqërinë e oficerëve të policisë ata ju drejtuan sallës së GJKKO më 19 korrik duke kërkuar marrjen e pasaportave të tyre për t’u rikthyer në shtëpi. Kërkesa e tyre u refuzua ndërsa mbrojta kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Erion Çela nga ky proces me argumentin se ai ka vendosur më herët edhe sekuestron e anijes.

Anija ishte në pronësi të kompanisë Gjermane “MS Unistream & CO.KG”, ndërsa me vendim sekuestro ajo u konsiderua si provë materiale nga SPAK për llogari të hetimit për trafik ndërkombëtar droge.

Stafi i bordit të anijes ishin 7 filipinas, 4 Rus, 1 Ukrainas të cilët edhe pse vendet e tyre i kanë në luftë me njëri tjetrin në sallën e gjykatës ishin miqësor.

Prokuroria e Posaçme në përfundim të seancave për heqjen e sekuestros dërgoi në zyrat e Byrosë kombëtare të hetimit stafin e marinarëve pasi ata do pyeten në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gentiana: 30/07/2022 08:57

    Shume e thjeshte! që po importon qymyr nga Kolumbia po e bën këtë me vetëdije. pse jo edhe vende të tjera për qymyr?

    Përgjigju
  • Arbëri: 30/07/2022 08:46

    Serborusët normal se lirohen, oor Kokaina ku perfundoi athua në Serbi apo negligera në Surrel…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja