TIRANE- Dhjetë mijë euro shpërblim ofron Policia e Tiranës për këdo person që jep informacion në lidhje me të dënuarin Nirgen Ymeri. 22-vjeçari arriti të arratisej mëngjesin e së martës në zonën e Unazës së Re në kryeqytet ndërsa transportohej me furgon nga paraburgimi i Drejtorisë së Policisë Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës.
Policia e Tiranës ka marrë informacion në mënyrë operative se, i arratisuri Ymeri, fshihej pranë zonës së Unazës së Re. Në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të zonës së Unazës, ishin dislokuar patrulla të shumta me mbi katër policë, ku në ndihmë kanë ardhur edhe njësia e specializuar e FNSH-së.
“A1 Report” sjell pamjet, kur policia kryen kontroll ndaj çdo automjeti të dyshimtë, nga ku mund të largohet I arratisuri 22-vjeçari.
Nirgen Ymeri është i dënuar me 18 vjet heqje lirie për vrasje të mbetur në tentativë. Ndërkaq, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi dy policët e togës së shërbimit për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë respektuar procedurat standarde të arrestimit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com