Orest Sota pranon se e njeh Saimir Tahirin, por siguron se 835 mijë eurot e sekuestruara në makinën e tij i nuk i përkasin ish-ministrit te brendshëm. Ndërsa për tre patentat e familjes Tahiri, që iu gjetën në makinë, Sota deklaron se mund te jenë harruar nga shoferi i Tahirit, të cilin e ka mik.
Por ekzistojnë dhe lidhje të tjera jo të drejtpërdrejta mes Orest Sotas dhe Saimir Tahirit. Kompania e Orest Sotës "Eco Construction & Partners" ka qenë nënkontraktore për punimet e kryera ne rikonstruksionin e Komisariatit numër 6 në Tiranë. Kontrata me vlerë 230 milionë lekë të reja u fitua nga kompania “Fusha”, por më pas shoqëria e Orest Sotës u bë nënkontraktore për ekzekutimin e projektit.
Ndërkohë xhaxhai i biznesmenit të ri është një zyrtar i lartë i policisë, dhe në vitin 2015 u emërua komandant i repartit RENEA.
/Shqiptarja.com

I kontaktuar nga "Shqiptarja.com", komandanti i RENEA, Vasillaq Sota tha se pas arrestimit të nipit, kjo çështje po kthehet në sulme të funksionit të tij.
"S'mund të merremi akoma me histori se ka një dajë ballist e një xhaxha partizan. Secili mban përgjegjësi për veprimet e veta që kryen, dhe përgjegjësinë le ta mbajë nipi për çfarë ka kryer. Unë gradën në polici e kam marrë me gjak dhe s'ma ka dhënë nipi", ka pohuar Sota.
I pyetur nëse është informuar nga kolegët e tij për arrestimin e nipit, komandanti i RENEA-s ka pohuar se askush nuk e ka informuar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO