Tirane- Gjykata e Posaçme pushoi sot (27 dhjetor 2024) çështjen për Selim Çekajn babain e Arbër Cekajt i akuzuar se trafikoi 613 kg kokainë përmes një kontejnerëve me fruta me kërkesë të prokurorisë së Posaçme.
Për të dytën herë SPAK kishte kërkuar seancën e kaluar pushimin e çështjes me argumentin që nuk vërtetohet akuza për përfshirjen e Selim Çekajt në trafik droge.
Në seancën e kaluar gjyqtari Erion Bani u shpreh se do të merrte një vendim pasi të njihej me vendimin ndaj djalit të Selim Çekajt, Arbër Cekaj, i cili u dënua për trafik lëndësh naroktike.
Selim Cekaj u arrestua në tetor të vitin 2021 pasi brenda kontenierëve të kompanisë në emër të tij, u kapën 49 kg kokainë. Deri në shpalljen e vendimit të sotëm ai ndodhej pa masë sigurie
Selim Çekaj është babai i Arbër Çekaj, i cili po vuan dënimin me 14 vite burg pasi u kap me 613 kg kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas po brenda një kontejneri. Në të njëjtën skemë u arrestua si i dyshuar edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.
Kontejneri mbahej nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.