Iu kundërvunë pas arrestimit të ‘Cllevio’-s, Noizy flet për Fabio Dushkun dhe Aleks Vishën: Besuan fjalët e një intriganti, nuk i kam ofenduar kurrë

Iu kundërvunë pas arrestimit të ‘Cllevio’-s, Noizy flet për Fabio Dushkun dhe Aleks Vishën: Besuan fjalët e një intriganti, nuk i kam ofenduar kurrë

Reperi Rigels Rajku i njohur ndryshe si ‘Noizy’ nëpërmjet një sqarimi të gjatë të bërë në rrjetin e tij sociale, përmend edhe përplasjen me dy persona të tjerë të njohur në Tik-Tok, Aleks Vishën dhe Fabio Dushkun. Këta dy të fundit, duke i dalë në mbrojtje Kleviol Ahmetit i cili është arrestuar së fundmi për kërcënime ndaj Noizyt, kanë shpërthyer në ofendime ndaj këngëtarit.

Në postimin e bërë, Noizy bën me dije se Fabio Dushku dhe Aleks Visha janë gënjyer nga fjalë të pavërteta që Kleviol Ahmeti u ka thënë mbi të. Ai shpjegon për Fabio Dushkun nuk ka folu kurrë keq dhe vetëm e kishte respektuar. Ndërsa për Aleks Vishën shkruan se e ka njohur shumë kohë më para kur e ndiqte nëpër autostradë për t’i kërkuar foto.

“K. eshtë aq intrigant sa që shkon e I thotë disa shokve tanë të perbashkët që Noizy ka fol keq për ju, dhe kta që i besojn ktij, a e din Pse i besojn? Se kto kurrë nuk mkan dasht mu thjesht skan pas arsyje me u kap, dhe Tani që K u tha që Noizy ka fol keq për ju ktyre ju paska ngel hatri me mu dhe janë zemëru, nderkohë të dy kta e kanë pas numrin tim mem thirr e me u sqaru, por asnjeri e as tjetri se bëri kët, Sepse un jo vetëm qe skam fol keq per ato por biles njerin prej tyre qe ndodhet në qeli gzoja rrespekt prej vitesh sepse ashtu na ka ra me u pershendet me Ane te disa video mesazheve kür Isha në Greqi, ndërsa edhe kët tjetrin e njof shuuuum kohe me perpara, më ka ndjek disa herë. Nëpër autostradë me makine që të benim foto, shumë vite me përpara, nejse. Iku dhe kjo. K Shkon në itali dhe I hyp mllefi serish duke shar e ofenduar e kercenuar, ka kalu gati 4 vjet qe ky nuk ndalet, Kan provu shume njerz të hyn në mes për të rregullu djalin por te gjithë kanë dështu, ndaj unë vendosa të mos bëj veprime që një ditë do pendohem, vendosa t’ia lë shtetit të merret me kët person sepse unë skam me nerva e as moshë e as status të merrem me tipa si puna e atij”- shprehet Noizy.


Lajmi kryesor:

Noizy tërheq akuzën ndaj Cllevios! Postimi në Facebook: S'jam gangster! U bëra pishman se nuk dua të përfundojë askush i mbyllur prej meje


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur