Ekstradohet nga Gjermania Ilir Demolli, 54 vjeç i dënuar për veprën penale të mashtrimit. Ai ishte arrestuar nga policia e Mynihut në datë 5 Mars të këtij viti pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 7 vite burg.

Ai akuzohet për mashtrim pasi në vitin 2012 i kishte marrë shtetases me iniciale F. SH., një shumë prej 230 000 eurosh, duke ju prezantuar si drejtor i një banke private.

Policia njofton se nga kjo shumë Demolli i ka kthyer asaj vetëm shumën 25 000 euro.