Iu prishën shtëpitë nga tërmeti/ Banorët e Floqit protestë: Vlerësim qesharak, s'i rregullojmë dot shtëpinë (VIDEO)

KORÇË- Dhjetë familje të fshatit Floq, në lagjen më të dëmtuar nga vala e tërmeteve të fillim qershorit, sot janë ngritur në protestë për të kundërshtuar vlerësimin e banesave të tyre.

Banorët shprehin pakënaqësi dhe irritim, duke treguar se fillimisht shtëpitë e tyre u vlerësuan si të pabanueshme, por pas një rivlerësimi banorwve u është bërë me dije se do të dëmshpërblehen për rikonstruksion të pjesshëm.

Sipas banoreve, të cilët pretendojnë se shtëpitë e tyre janë të rrënuara, ky vlerësim është qesharak dhe deri në një rivlerësim të drejtë ata do të ndalojnë punimet.

Të pamundur për të ndërtuar vetë shtëpitë e tyre ata druhen se stina e dimrit do i gjejë në qiell të hapur.

Nga të dhënat e fundit në fshatin Floq rezultojnë në total 88 banesa të dëmtuara, prej të cilave 18 janë vleresuar për rindërtim ,19 për rikonstruksion dhe 51 për dëmshpërblim.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj