Ervin Salianji ka reaguar pas refuzimit të pranimit të dokumenteve të kandidimit për garën e kryetarit të Partisë Demokratike.
Salianji thotë se kjo është provë që PD po trajtohet si pronë personale. Refuzimi është uzurpim i funksioneve, vijon ai.
Ai thotë se po mbrohen interesat e ngushta të një grupi që i frikësohet votës, drejtësisë dhe së kaluarës. Më tej Salianji shton se ka kërkuar garë e vota dhe beteja për parim nuk mbaron.
“Partia Demokratike është pasuri e shqiptarëve. Ajo nuk mund të jetë pronë private.
Sot u konsumua një akt i padëgjuar ndonjëherë në historinë politike: refuzimi i pranimit të dokumenteve të kandidimit për kryetar të Partisë Demokratike.
Ky nuk është thjesht një vendim procedural. Është prova më e qartë se Partia Demokratike po trajtohet si pronë personale dhe jo si një aset publik i ndërtuar me sakrificë nga mijëra demokratë.
Kur ndalohet gara, nuk mbrohet partia por mbrohen interesat e ngushta të një grupi që vetëm ka frikë: ka frikë nga vota, ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga e kaluara.
Unë nuk kam kërkuar privilegje. Kam kërkuar garë.
Nuk kam kërkuar emërim.
Kam kërkuar votë. Kjo është demokracia dhe vetëm kështu Partia Demokratike mund te rikthehet fituese!
Ky nuk është refuzim ndaj meje, por është refuzim ndaj çdo demokrati që beson se kjo parti duhet të jetë e hapur, konkurruese dhe fituese. Praktikisht është uzurpim i funksioneve!
Kjo është një betejë për parim, jo për post.
Dhe kjo betejë nuk mbaron sot.
Sepse Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng”, shkruan Salianji.
Përfaqësuesi i Ervin Salianjit, Orest Berberi, nuk u lejua të dorëzonte dokumentet dhe e la zarfin në recepsionin e PD. Salianji kishte përfshirë edhe platformën e tij të kandidimit prej 10 pikash, e cila është zbardhur nga Report TV.
Salianji është shprehur më herët se ai nuk do t’i ndalë përpjekjet për t’u bërë pjesë e garës.
Falë një shkrese ‘të qëndisur’ me kujdes për kriteret e kandidatëve ku thuhej se nuk lejohen të kandidojnë të dënuarit me vendim të formës së prerë, një referencë e qartë për Salianjin, kryetari aktual i PD u kujdes të mos linte hapësira, pavarësisht retorikës së vazhdueshme për hapjen e partisë.
Veç Salianjit, Berisha i mbylli dyert edhe për Alesia Balliun e Evi Kokalarin, të cilave nuk iu pranuan dokumentet.
Komente












ne ne partine socialiste kemi 14 vjet qe nuk votojme per kryetarin tone qe me sa duket e kemi shpallur mbret, dhe per strukturat po ashtu pasi i emeron mbreti, motivacioni: une nuk votohem as formalisht sepse kam fituar zgjedhjet politike ne vend. pra kemi shkelje e statutit me te dy kembet. anetaret qe jane shtuar ne keto vite psh nuk e kane provuar kurre kenaqesine qe te votojne drejtuesin e vet dhe kane keqkuptuar qe ne gjeneze pjesmarrjen ne nje force politike. po ta shifni se si i drejtohet spiropalit apo anetareve te tjere i gjati kuptoni qarte llumin ne te cilin eshte zhytur demokacia brenda partise tone socialiste te shqiperise. une jam nga koha fatos nanos formalisht anetare dhe ndjej keqardhje te jashtezakonshme kur shof ps ne kete derexhe marksiste ku e ka cuar ky... kulmi arriti ne zgjedhjen e drejtuesve te degeve ku anetaresia nuk zgjedh fituesin, por zgjedh 4 emra te cilet i shkojne kryesise (edvin rames) dhe ai zgjedh kush do drejtoje degen hahahahhahaha katrahure komuniste.
Përgjigjucdo njeri eshte i lire te krijoje subjekt politik nese ka idete dhe njerzit. po qe kaq i zoti sa thote ky sali anji le ta beje. si ai tipi ne hungari, por kete shkopin e lulit e ndjekin vetem mediat e pushtetit asnji demokrart
PërgjigjuPo cfare prisni ju tani. Te gjithe ju qe nuk ju lejua kandidimi, dbe ata qe u denigruan ne kohen e Bashes, organizohuni bashke dhe beni zgjedhjet tuaja. Ftoni gjithe demokratet, sigurisht qe do vijne te votojne te gjithe ata qe sjane me Berishen. Zgjidhni kryetarin dhe keshtu formoni opoziten reale. Nqs nuk mblidheni dot dmth qe sjeni as ju per kete pune dhe kaq. Por te pakten qartesohen njerzit, qartesoni dhe veten tuaj.
Përgjigjulere malokun o salianj...formo parti te re me kokalarin...mal9ku vetem me plumb zbret nga kali...i doli fjala namik hotit.... ..
PërgjigjuSalianji duhet te krijojë PHD pra partia Humaniste Demokratike nje parti meritokracie kunder te persekutuarve me pamje djathta pak sociale dhe parti e re ! Del super sepse ka vizion
Përgjigju