I sulmuan makinën, reagon Fatos Lubonja: S'mendoj se e ka shtyrë dikush, por e kishte me mua

I sulmuan makinën, reagon Fatos Lubonja: S'mendoj se e ka shtyrë dikush, por e kishte me mua

Analisti dhe shkrimtari , Fatos Lubonja, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e bërë publike në media ku makina e tij që përdorej nga i vëllai u godit nga Arben Haçaka  me gurë në xhamin përpara. Haçaka rezulton person me probleme mendore, ndërsa është arrestuar dhe ndodhet në burgun e Fushë Krujës.

Në një pronocim për gazeta 'Panorama' Lubonja ka sqaruar edhe versionin e tij në lidhje me ngjarjen, ku ka thënë se Policia e Shtetit ka ofruar për publikun një njoftim krejtësisht të rremë të ngjarjes.

Sipas Lubonjës, goditja e makinës së tij nuk ishte rastësore, siç e përshkruan Policia, në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit, por ishte në vazhdën e fyerjeve të vazhdueshme që autori kishte bërë në adresë të publicistit.

Më pas Lubonja vijon duke thënë se agresori duke vijuar këtë sjellje agresive ndaj Lubonjës, ka hedhur nga dritarja e katit të katërt në pallatin ku banojnë familjarët e analistit, vazot me lule, që nëna e tij mbante dhe kujdesej para derës së saj.

Reagimi i plotë i Lubonjës:
"Kam marrë dijeni për ngjarjen në Itali, ku ndodhem, nga familjarët, të nesërmen, e martë 2 korrik. Mësova se kemi të bëjmë me të njëjtin të sëmurë mendor që ka sulmuar edhe herë tjetër familjarët e mi, duke fyer qëndrimet e mia si gazetar, por që nuk i kam vënë rëndësi sepse atë gjuhë ka kohë që e dëgjoj nga të sëmurë shumë më të rëndësishëm. Nuk mendova se e ka shtyrë dikush direkt, por sigurisht nuk mund të mos mendoja se për këtë sulm, duhet të ndihen përgjegjës njerëz si Kryeministri, që natë e ditë punojnë për të denigruar, delegjitimuar, poshtëruar punën time dhe të kolegëve të mi, duke përdorur terma të tillë si “kazan”, “shpifës profesionistë” “antishqiptarë” etj.. Gjithsesi, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një të sëmurë, që për më tepër ishte arrestuar, nuk e bëra çështje publike.

Lajmi doli nga burimet që kanë gjetur gazetarët e “dosja.al” dhe u shoqërua me komente e reagime të ndryshme që dihen.

Ajo që më shtyu të jap këtë prononcim është njoftimi i dalë nga Policia, që e paraqet ngjarjen sikur personi në fjalë nuk ka pasur qëllim të godasë makinën time, por sikur, duke ikur i ndjekur nga Policia, personi ka goditur rastësisht një makinë që ndodhej në rrugë. Kjo është një e pavërtetë tronditëse, që tregon se në çfarë duarsh policësh është e vërteta dhe e drejta në vendin tonë, ashtu sikurse edhe drejtësia jonë.

Me provat që disponoj, deri më sot ky person, siç e thashë, nuk më rezulton të jetë shtyrë direkt nga të tretë për të goditur makinën time, por nuk ka asnjë dyshim se e ka goditur makinën time duke e ditur shumë mirë targetin dhe duke pasur emocione negative ndaj personit tim dhe familjes time. Këtë e provon edhe fakti se po në të njëjtën ditë, ka hedhur nga dritarja e shkallës së katit të katërt, ku banon familja ime, një vazo me lule nga ato që mban nëna ima jashtë derës. Gjëja më e rëndë në këtë histori është që në vend se Policia të hetojë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe paprekshmërinë e qytetarëve, ka servirur një version krejtësisht të rremë të ngjarjes. Nga burime të Policisë më rezulton se edhe ata kanë arritur në konkluzionin se personi në fjalë është i ndikuar nga qëndrimet publike të Lubonjës, por duket se vendime nga më lart kanë ndikuar të dilet në atë njoftim të turpshëm që indirekt është një inkurajim për agresorin."

Por si rrodhi ngjarja e sulmit ndaj makinës së Lubonjës?

Ngjarja ka ndodhur 6 ditë më parë, në 1 korrik te Komuna e Parisit.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra raporton se mesditën e së hënës rreth orës 13:30  në rrugën 'Medar Shtylla' disa banorë të zonës kanë denoncuar në polici se një person me thikë në dorë po i kërcënonte.

Policia është vendosur në lëvizje për arrestimin e tij, ndërsa në momentin që tentonte të largohej në rrugën 'Emin Duraku', Arben Hackaj ka thyer me gurë xhamin e makinës së Lubonjës.

Por nuk është mjaftuar me kaq, pasi kur ka shkuar në shtëpi ka dhunuar dhe kërcënuar edhe gruan Julinda Hackaj me thikë, e cila e ka denoncuar. Policia e ka arrestuar, ndërsa mbi të rëndojnë disa vepra penale, dhunë në familje, shkatërrim të pronës, kanosje dhe prishje e qetësisë publike.

Po sipas burimeve të Report Tv, makina që Hackaj sulmoi rezulton në emër të Fatos Lubonjës, por përdorej nga vëllai i tij, Agim Lubonja. Julinda Hackaj mësohet se e ka paguar dëmin e makinës, pas sulmit që kreu bashkëshorti i saj, që ka tre vite që vuan nga problemet mendore.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili shprehet se 'çunat problematikë dolën nga furgoni dhe sulmuan analistin' duke akuzuar shumicën. "Thonë që sot çunat problematikë kanë dalë nga furgoni për të “përshëndetur” makinën e një analisti kritik ndaj Bablokut.  Qoftë fake neës për të dielë, për të mirën e Kryeproblematikut" shkruante ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala: 08/07/2019 14:38

    Kush e sulmon ket more aman ky eshte i cmendur vetem traplleqe nxjerr nga goja..

    Përgjigju
  • lupi: 08/07/2019 13:37

    Hera e pare qe spranove te behesh pale

    Përgjigju
  • ELA: 08/07/2019 12:53

    o IDIOT,LERI BUDALLALLEQET DHE UNE PO TE SHIFSHA NE RUGE DO TE KISHA OFENDU DEBIL ,I PERKEDHELURI I JETES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja