Iuliano: Ka më shumë shqiptarë në
Itali se në Tiranë...shumë i kam miq

Iuliano: Ka më shumë shqiptarë në<br />Itali se në Tiranë...shumë i kam miq
Trajneri italian i Partizanit, Mark Iulianio ka folur për mentalitetin shqiptar si dhe marrëdhëniet e ngrohta me miqtë shqiptarë në Itali.

44-vjeçari tregon gjithashtu edhe për telefonatën e marrë nga Igli Tare në momentin e zyrtarizimit.

Si e njoh mentalitetin shqiptar? Sepse ka më shumë shqiptarë në Itali sesa në Tiranë… (qesh) Kam vërtet shumë miq shqiptarë, madje kam vite që i njoh.
 
Me Taren jam ndeshur aq shumë herë, saqë nga fundi u bëmë miq. Madje, kur isha në negociata me Partizanin, ai më tha se kisha bërë një zgjedhje të shkëlqyer.
 
Ishte i pari gjithashtu që më telefonoi pasi u zyrtarizua marrëveshja. Igli ka qenë një futbollist i fortë dhe tani është bërë një menaxher i zoti. Kam respekt të veçantë për të
” deklaroi trajneri i Partizanit për Panorama Sport.
 
Mark Iulianio firmosi vetëm pak javë më parë me Partizanin, ndërsa beson se këtë edicion të kuqtë do të arrijnë që të fitojnë titullin kampion. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë