Ivani i “100 Vitrina”: Hera e parë në
Shqipëri, do pasojnë shumë të tjera”

Ivani i “100 Vitrina”: Hera e parë në<br />Shqipëri, do pasojnë shumë të tjera”
Për vite më radhë “100 Vitrinat”, ka qenë një nga serialet më të ndjekura nga shqiptarët duke u kthyer në një nga më të pëlqyerit.
 
Historitë e shumta personazhet që shpeshherë largoheshin dhe riktheheshin në serial, ndërthurrnin histori të ndryshme të cilat kanë mbajtur të gozhduar teleshikuesit shqiptar.
 
Por këtë herë vjen një risi në kinematë tona ku i gjithë kasti i aktorëve të këtij seriali janë mbledhur në një prodhim kinematografik nën titullin "Un'insolita vendemmia" të sjellë në regjinë e Daniele Carnacina.
 
filmi Un 
filmi Un

Aktori i njohur për publikun si Ivan Bettini, Pietro Genuardi,shprehet: “Jemi këtu në kinema sepse është premiera e filmit tonë "Un'Isolita Vendemmia"

Sa i përket filmit dhe pritshmërive që kemi për të në Shqipëri mund të them se presim shumë. Pasi mendimi i atyre të cilët kanë patur mundësi ta shohin filmin kanë qenë mendime pozitive. Shpresojmë që edhe këtu në vendin tuaj të ketë të njëjtin inpakt dhe sukses që ka patur në Itali.

filmi Un
Shpesh  në Shqipëri janë transmetuar programe italiane dhe për këtë arsye njihet kultura italiane. Nuk e di sesi do të priten disa tematika të trajtuara në film këtu në Shqipëri. Për këtë arsye është një mbrëmje shumë e rëndësishme.

Do të përpiqem të kuptoj pak reaksionet publikut të kuptoj nëse kuptohen tema si rregullat apo familjet me probleme, të homseksualitetit, për shembull në këtë film një çift homoseksualësh që duan të adoptojmë një fëmijë, tema të cilat në Itali janë mjaft të nxehta, mjaft të debatueshme, nuk e di në vendin tuaj.

Kështu që më pëlqen të kuptoj sesi do të pritet e gjithë kjo nga shqiptarët. Gjithashtu në disa këndvështrime është një film universal . Gjithashtu në disa këndvështrime është një film universal, I cili flet për miqësinë, për vijën e hollë ndarëse mes fiksionit dhe realitetit. Në fakt protagonistët janë aktorët e një seriali që gjenden duke jetuar një verë mjaft të veçantë në shtëpinë e një miku të tyre.

Kjo verë do të përforcojë disa marrëdhënie miqësie, do të thyejë disa të tjera do t’I bëjë personat më të vetëdijshëm për profesionet e tyre. Ky është një film që edhe përmes vdekjes, pasi do të ketë një vdekje që nuk dua ta zbuloj në film, do të flasë kryesisht për jetën.

Këtu unë tregoj disa tema të rëndësishme, por edhe me pak ironi, mund ta quajmë deri diku një komediak të hidhur, porn ë fakt të gjithë qëshin shumë, të pajktën kështu ndodh në Itali, por këtu nuk e di si do të pritet, jam shumë kurioz."-ka theksuar regjisori Pietro Genuardi.

ivan bettini


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë