Ivanov doli në një konferencë me gazetarët në selinë presidenciale për të theksuar se vendimi për anulimin e këtij samiti u bë në përputhje me interesat shtetërore dhe dinjitetin e Maqedonisë dhe se sipas tij, ai ka vepruar në përputhje të plotë me dokumentet bazë dhe rregullat si kryesues me Procesin e Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore (SEECP).
"Por, për fat të keq paragjykimet dhe komplekset e vjetra ballkanike sërish u gjallëruan në prag të Samitit. Nuk do të lejojë që në kurriz të Maqedonisë të shkelen paragjykimet e vjetra ballkanike dhe kjo të jetë një kusuritje e interesave të shteteve ballkanike dhe çmimin ta paguaj Maqedonia”, deklaroi presidenti Ivanov.
Tre shtete, Serbia, Bosnja dhe Rumania kërkuan që Kosova të mos merrte pjesë në samit, dhe Maqedonia ra dakord.
Samiti SEECP do të duhej të mbahej me 1 qershor në Ohër, ndërsa më 2 qershor në Strugë do të mbahet Forumi i Dialogut midis civilizimeve.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)