Mbrojtësi serb i ekipit të Çelsit, Branislav Ivanovic ka komentuar grupin eliminator për kampionatin evropian Francë 2016 duke theksuar se përballja me Shqipërinë nuk do të shkaktojë tensione dhe se Serbia ka një ekip më të fortë se kombëtarja shqiptare.

“Nuk mendoj që ndeshja me Shqipërinë do të shkaktojë tensione, duhet t’i shikojmë këto dy sfida përtej kuadrit futbollistik. Mendoj se shqiptarët kanë më shumë presion, pasi Serbia ka një kombëtare më cilësore.

Unë dua të mendoj për kualifikimin sepse në Euro 2016 do të shkojmë vetëm nëse shfaqemi më mirë se Danimarka, Armenia dhe Shqipëria. Grupi është mjaft i fortë, Portugalia është më e favorizuar por ne dhe Danimarka jemi më të fortë se Armenia dhe Shqipëria.

Gjithsesi ky është vetëm një mendim nga jashtë sepse këtë duhet ta tregojmë në fushën e lojës”përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com