"Tiranastan, 10 maj 2015. Arrestohet në flagrancë shtetasi Florenc Hoxha pasi ka dhunuar në kokë, shpatull kraharor nga levat, grushtat dhe shkelmat e 5 personave.
Shtetasi Fatjon D, i cili ka ndërhyrë në mbrojtje të shtetasit Florenc Hoxha gjendet në renimacionin e spitalit ushtarak në gjendje të rëndë. Rreziku për jetën për këtë të fundit, nuk raportohet nga policia se nuk është mediatikisht atraktiv, dhe e "shpëton" nga arrestimi për ti bërë shoqëri Florencit," - tha Kaso.
Arrestohet Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, Florenc Hoxha
Kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik të Tiranës, Florenc Hoxha akuzohet për kanosje dhe dëmtime të tjera me dashje ndaj dy vëllezërve Ergys dhe Klodian Kadiu, pronarë të një lokali pranë ish- fushës së Ali Demit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të shtunës, pas një konflikti të ndodhur pikërisht në lokalin që menaxhohet nga vëllezërit Kadiu.
Mbrëmjen e të shtunës, Hoxha bashkë me persona të tjerë me të cilët shoqërohej është ulur për të pirë një kafe në lokalin që ndodhet tek ish- fushat e “Ali Demit”.
Dy vëllezërit i kanë kërkuar Hoxhës, të largohej nga lokali, duke nisur mes tyre një debat dhe më pas edhe konfrontim fizik mes palëve. Të dy vëllezërit akuzonin Hoxhën se i ka vënë një gjobë abuzive prej 12 milionë lekësh të reja subjektit të tyre.Nga përplasja fizike e të shtunës, mbetën të plagosur lehtë dy vëllezërit Kadiu, që pas mjekimit në spital janë kthyer në banesë.
Po ashtu nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një person që shoqërohej me Hoxhën. Nga hetimet e Policisë është mësuar se shkak për konfliktin është bërë fakti se inspektorati ndërtimor INUV- kishte penalizuar me një gjobë prej 12 milionë lekësh, subjektin që menaxhohej nga dy vëllezërit. Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe përfaqësuesi ligjor i PD-së Ivi Kaso.
Ai kërkoi që Prokuroria të bënte një hetim të plotë të ngjarjes.
Deklarata e plotë e Ivi Kaso
Tiranastan, 10 maj 2015. Arrestohet në flagrancë shtetasi Florenc Hoxha pasi ka dhunuar në kokë, shpatull kraharor nga levat, grushtat dhe shkelmat e 5 personave.
Shtetasi Fatjon D, i cili ka ndërhyrë në mbrojtje të shtetasit Florenc Hoxha gjendet në renimacionin e spitalit ushtarak në gjendje të rëndë. Rreziku për jetën për këtë të fundit, nuk raportohet nga policia se nuk është mediatikisht atraktiv, dhe e "shpëton" nga arrestimi për ti bërë shoqëri Florencit.
Sigurisht arrestimi dhe dhunimi i Florencit nuk ka asnjë lidhje me fushatën elektorale që porsa ka nisur si dhe me kallëzimin penal që ky shtetas pak ditë më parë ka bërë ndaj autoriteteve të policisë së shtetit, për një arrestim tjetër të ngjashëm në paligjshmëri, dhe të shpallur të paligjshëm edhe nga Gjykata.
...ah se harrova, 5 personat me levë sot janë në gjendje të lirë dhe nuk mund të ndalohen sepse duke qenë I arrestuar, shtetasi F. Hoxha nuk mund të bëj kallëzim penal kundrejt tyre ndërsa Fatjoni sot është më mirë por jo në gjendje aq të mirë sa të flasi e të shkruaj! #policiaqes 'duam
Florenc Hoxha u arrestua mbrëmë nga policia e Tiranës pasi në përfundim të ndeshjes Tirana-Skënderbeu ai është konfliktuar me dy persona të tjerë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)