Ivi Kaso: Vendimi i KAS i paligjshëm, s'mori provat që zbardhet masakra elektorale! Do të dërgojmë në shkallët e tjera kërkesat tona ankimore

 

Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso e ka quajtur të paligjshëm vendimin e KAS  për të pranuar si prova vetëm disa nga materialet e dorëzuara nga ky subjekt politik. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Kaso tha se KAS e ka detyrim ligjor që t'i vërë në dispozicion palëve garuese në zgjedhje prova që ata vetë nuk kanë mundur t'i sigurojnë. Ai shprehet se PD do t'i dërgojë kërkesat ankimore edhe në shkallët e tjera.

"PD i është drejtuar institucioneve për t'i kërkuar këto prova, por provat nuk janë vënë në dispozicion dhe nuk besoj se do i vihen ndonjëherë në dispozicion opozitës. Detyrimi është i qartë që provat tu vihen në dispozicion procesit ankimor dhe sa kohë këto prova nuk disponohen, procesi nuk mund të jetë i plotë, i qartë dhe çdo mosmarrëveshje zgjedhore nuk mund të zgjidhet në mënyrë të drejtë. KQZ ka detyrimin të administrojë çdo që gjë që palët garuese në proces zgjedhor dhe ankimuese, nuk kanë patur mundësi ta sigurojnë dot vetë. PD gjithçka që ka pretenduar e ka të provuar dhe provat i ka të depozituara në KAS, një pjesë e të cilave janë bërë publike. Ne kemi pretenduar që dimensioni i plotë i gjithçkaje që ka ndodhur do të publikohet dhe do të vijë në vëmendjen e publikut në tryezën e KQZ vetëm pasi të administrohet i gjithë dokumentacioni që ata refuzojnë që ta ndajnë me PD, mediat dhe aktorë të tretë. Pritshmëria jonë për KAS është që ata të zbatojnë ligjin", tha ai.


Lajmi kryesor:

Do hapen 24 kuti me materiale zgjedhore në qarkun Berat! KAS: Do merren si provë materialet e LSI! PD-së i pranohet kërkesa për rastet e votimit të dyfishtë, i rrëzohet ajo për prova shtesë


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut