Izet Haxhia kërkon në Strasburg
të mos ekstradohet në Shqipëri

Izet Haxhia kërkon në Strasburg<br />të mos ekstradohet në Shqipëri
TIRANE - Gjykata e Strasburgut, pas 6 ditësh do të shqyrtojë ligjshmërinë ose jo të gjyqeve ndaj Izet Haxhinë, “të tretit” nga të akuzuarit si vrasës të ish-deputetit demokrat, Azem Hajdarit, në 1998-ën. Dy të parëve, të vëllait, Ismeti dhe Jaho Mulusmanit, iu shuan shpresat një muaj më parë, kur Strasburgu vendosi se procedurat gjyqësore ishin në rregull.

Teksa ndodhet i arrestuar në Turqi, Izet Haxhia, njeriu që akuzohet se qëlloi i pari Azem Hajdarin, pretendon prej gjykatës së Stasburgut se Shqipëria ia ka shkelur të drejtat, kur e ka dënuar më 2003-shin për vrasje, me vendim të Gjykatës së Lartë.

Mosardhja e Haxhisë nga Turqia përbën skandalin e radhës për politikën shqiptare, pasi pushteti i asaj kohe reklamoi direkt arrestimin e tij, bashkë me Aldo Baren, në Turqi, porse vetëm ky i fundit u ekstradua, për tu gjykuar. Në fakt, prej 7 vitesh, Izet Haxhia ndodhet i arrestuar në Turqi e prej andej ka deklaruar se nuk do të ekstradohet në Shqipëri, pa ju bërë një gjyq i drejtë, pasi pretendon se ka ndikime të forta politike, sepse ishte truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Këtë justifikim pak a shumë, pra implikimin e deklaratave të Berishës, e kanë përdorur edhe Ismeti e Mulosmani, porse gjyqtarët europianë deklaruan se ish-kryeministri nuk ka qenë dëshmitar i ngjarjes. Një prokuror pat deklaruar asokohe se nëse Izet Haxhia vjen në Shqipëri dhe merret dëshmia e tij, atëherë ka mundësi të zbardhet vrasja e Azem Hajdarit, por edhe pse 8 vite në pushtet, duket askujt nuk i ka interesuar ekstradimi i tij.

Nga ana tjetër, fakte kontradiktore dolën rreth mundësisë së ardhjes së Izet Haxhisë në Tiranë, ku familjarët pohuan udhëtimin me avion nga Stambolli në Tiranë, por autoritetet zyrtare mohuan kategorikisht një transferim të tillë. Madje çështja e ekstradimit ose jo të tij, tashmë është kthyer në një skandal të politikës dhe drejtësisë shqiptare, pasi mosmbërritja e personazhit kyç duket se po mban peng zbërthimin e të gjithë elementëve misteriozë të vrasjes së ish-deputetit Hajdari.

Aplikimi në Strasburg
Kur nuk janë mbushur as një muaj nga shuarja e shpresës së vëllait, Ismet Haxhisë dhe Jaho Mulosmanit, personi i tretë që akuzohet për vrasjen e shekullit, tashmë duket se do të përplaset në dyert e së njëjtës gjykatë, ku dy të sipërcituarit dolën të humbur.Të martën, datë 5 nëntor 2013, në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut është vendosur që të zhvillohet seanca gjyqësore “Izet Haxhia kundër Shqipërisë”, me aplikim nr.34783/06.

Autoritetet shprehen se aplikanti Izet Haxhia është qytetar shqiptar, lindur në vitin 1966. Në kohën kur ka dorëzuar aplikimin ai ishte i burgosur në Turqi, në pritje të vendimit lidhur me ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Në janar 2001, Prokuroria shqiptare kishte nxjerrë një kërkesë arresti ndaj Haxhisë, i cili kishte qenë më parë bodigard i ish-presidentit të Shqipërisë, lidhur me dyshimet e përfshirjes së tij në vrasjen e një deputeti të Parlamentit dhe bodigardit të tij në shtator të vitit 1998. U dënua me 25 vjet burgim me vendim të Gjykatës së Lartë në shkurt 2003.
 
 Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër