Atleti Izmir Smajlaj ka fituar një tjetër medalje të artë. Ai është shpallur kampion Evrope në kërcim, në turneun për vendet e vogla europiane, në një garë ku morën pjesë 18 shtete. Gara u zhvillua në Azerbajxhan, ndërsa Smajlaj kërceu 7.90 metër. Pas marrjes së medaljes së artë, Smajlaj ka falënderuar familjen, trajnerin dhe sponsorin e tij për atë që ka arritur gjatë karrierës së tij.

Gold medal in the “Championships of Small States of Europe”! Një falënderim i veçante për familjen time, trajnerin tim z. Gjergj Ruli dhe sponsorin për gjithçka kam arrirë e do arrij në vazhdimësi!

Izmir Smajlaj