Izrael/ 15 mijë protestues marshojnë për lirimin e pengjeve në duart e Hamas

Izrael/ 15 mijë protestues marshojnë për lirimin e pengjeve në duart e Hamas

1709405958_sdfgbsbhsrnb.JPG

Në Izrael, të paktën 15 mijë njerëz u mblodhën në "marshimin e unitetit" për të kërkuar lirimin e 134 pengjeve të mbajtur ende rob nga Hamasi në Gaza.

Këtë e thonë organizatorët, të cituar nga Times of Israel, teksa pjesëmarrësit vazhdojnë të ecin drejt Jerusalemit, ku planifikojnë të mbërrijnë këtë mbrëmje. Turma valëvit flamujt izraelitë, të shoqëruar me furgona që luajnë këngë të zgjedhura nga familjet e të rrëmbyerve, përmes altoparlantëve.

"Ju pyesni nëse po bëhet mjaft për pengjet dhe përgjigja është jo, nëse do të kishim bërë mjaft, ata tashmë do të ishin në shtëpi,"- tha kreu i opozitës Yair Lapid, i cili po merr pjesë në marshim.

Organizuar nga familjet e pengjeve, demonstrata përfshin edhe të burgosur tashmë të liruar.

Marshimi filloi të mërkurën në parkun e makinave të Re'im, vendi i masakrës së festivalit muzikor Supernova, ku ndodhi numri më i madh i vdekjeve nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Gaza/ Biden shpreson në një armëpushim në fillim të Ramazanit!15 mijë protestues marshojnë në Izrael për lirimin e pengjeve në duart e Hamas!


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    ‘Rasti Qefalia’, a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD

Jakin Marena: Dorëheqja e Biden dhe ... ‘thonjtë’ e Berishës në ‘fytin’ e PD