JERUSALEM, 12 nëntor /ATSH-AFP/ - Bashkia e Jerusalemit miratoi sot ndërtimin e 200 banesave të reja në lagjen e kolonizuar të Ramot në Jerusalemin Lindor të aneksuar, njoftoi bashkia.
"Bëhet fjalë për një plan të ri ndërtimi dhe jemi në etapën fillestare", theksoi Pepe Alalo, këshilltar bashkiak i partisë së majtë Meretz duke shprehur shqetësim për efektin e një vendimi të tillë në klimën e dhunës që mbretëron në Jerusalemin Lindor, pjesë palestineze në Qytetin e Shenjtë të aneksuar dhe të pushtuar./
/ec/ a.jor.








