JERUSALEM – Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dje kërkoi përsëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të lirojnë agjentin hebre nga burgu amerikan.
 
Sipas komunikatës së lëshuar nga zëdhënësi i Kryeministrit izraelit, Ofir Gengleman, gjatë një bisede telefonike me sekretarin amerikan John Kerry, Netanyahu kërkoi nga autoritet amerikane që agjenti Jonathan Pollard të lirohet.
 
"Jeta e Pollardit është në rrezik", ka cituar zëdhënësi i kryeministrisë izraelite Genglerman në profilin e tij në rrjetin social Twitter dhe shtoi gjithashtu se fjalët e Netanyahut ku tha: "pas 30 vjet burg, agjenti Pollard meriton të lirohet dhe të jetojë pjesën tjetër të jetës si një njeri i lirë".
 
Agjenti hebre Pollard, ish-analist civil inteligjencës, analist në morinën amerikane, ndërsa në 1986 u dënua për spiunazh për Izraelin. Ai ka mbetur në burgun amerikan ndonëse Izraeli për vite është duke kërkuar lirimin e tij. Netanyahu vazhdimisht ka shprehur shpresën se Pollard një ditë do të lirohet. /Anadolu Agency/.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)