JERUSALEM, 6 korrik /ATSH-AFP/ - Dhuna ka vazhduar edhe gjatë natës në disa qytete arabe në veri të Izraelit pas vdekjes së një adoleshenti palestinez, njoftoi policia që kishte arrestuar 22 persona.
Në të njëjtën kohë, hedhjet e raketave nga Rripi i Gazës kundër jugut të Izraelit nuk janë ndërprerë duke rritur frikën për një përshkallëzim të konfliktit me lëvizjen islamike të Hamasit që kontrollon enklavën palestineze.
"Për herë të parë, përleshjet mes manifestuesve të irrituar dhe policëve janë shtrirë në lokalitetet arabe në pjesën qendrore dhe verilindore të Izraelit, në një rajon të quajtur "Trekëndëshi" arab, veçanërisht nëTaybeh, Tira dhe Qalansawe", sipas dëshmitarëve.
"Në veri, të paktën 22 persona, 12 prej të cilëve minorenë u arrestuan për prishje të qetësisë publike dhe hedhje të sendeve të forta kundër forcave të policisë', deklaroi zëdhënësja e policisë, Louba Samri duke shtuar se ishte rikthyer qetësia sot në mëngjes.
Sipas dëshmitarëve, manifestuesit kanë hedhur gurë kundër policëve, të cilët kanë shpërndarë protestuesit duke hedhur gaz lotsjellës./
/ec/