Sulmohen ushtarët e OKB-së në Liban, 8 të plagosur! UNIFIL: Dyshojmë te Hezbollah! Izraeli bombardon pallatin strehimore në Gaza, 109 të vdekur, mes tyre gra e fëmijë

Sulmohen ushtarët e OKB-së në Liban, 8 të plagosur! UNIFIL: Dyshojmë te Hezbollah! Izraeli bombardon pallatin strehimore në Gaza, 109 të vdekur, mes tyre gra e fëmijë

Bombardimi i pallatit në Gaza

Tetë ushtarë austriakë të UNIFIL u plagosën një raketë në qytetin Naqoura, afër kufirit me Izraelin, njoftuan autoritetet në Vjenë.

"U qëllua nga veriu i selisë së Unifil, ndoshta nga Hezbollah ose grupe të tjera. Ne kemi hapur një hetim për incidentin",  thuhej në deklaratë.

Një ndërtesë apartamentesh në Gaza, pranë Beit Lahia, në veri të Rripit, u godit nga bombardimet izraelite gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ajo ishte e pushtuar nga persona të zhvendosur.

Sipas agjencisë Wafa, të paktën 109 njerëz vdiqën dhe bilanci vjen me rritje. Mes viktimave shumë gra dhe fëmijë, teksa ka edhe dhjetëra të plagosur.

Ndërtesa strehonte rreth 200 persona të zhvendosur. Dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur pas bombardimeve.

Kurse Ministria e Shëndetësisë e Libanit gjithashtu konfirmoi bilancin tragjik në Baalbek, në luginën lindore Bekaa dhe zona të tjera, me 60 viktima në 24 orët e fundit. Ministria tha se vdekjet u regjistruan në disa zona të rajonit, raporton “La Repubblica”.

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka quajtur të patolerueshëm legjislacionin e ri izraelit që ndalon veprimtarinë e Agjencisë Palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) në Izrael dhe në territoret e pushtuara.

"Vendimi i parlamentit izraelit për të ndaluar UNRWA nga puna e saj për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur shëndetin e miliona palestinezëve do të ketë pasoja shkatërruese. Është e patolerueshme", tha Tedros në një deklaratë.

Udhëheqësi i OBSH-së tha se miratimi i dy ligjeve nga Knesset (parlamenti izraelit) të hënën (28 Tetor) në mbrëmje "shkel detyrimet dhe përgjegjësitë e Izraelit dhe kërcënon jetën dhe shëndetin e të gjithë atyre që varen nga UNRWA".

Në krahun tjetër, shefi i CIA-s, William Burns diskutoi një formulim të ri për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve në një takim të dielën me homologët izraelitë dhe të Katarit: një pauzë 28-ditore në luftime, me Hamas duke liruar rreth 8 pengje dhe Izrael, duke liruar dhjetëra të burgosur palestinezë. Kështu shkruan gazeta online amerikane Axios.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Lufta në Rripin e Gazës/ Media: Izraeli pranon armëpushim 30-ditor në këmbim të 11-14 pengjeve

1729605098_gaza.JPG

Gaza

Propozimi i fundit në bisedimet për një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit do të përfshinte lirimin e 11-14 pengjeve, duke përfshirë gra dhe të moshuar, në këmbim të një armëpushimi 30-ditor.

Media Ynet raporton se kjo skemë iu paraqit ndërmjetësuesve të Katarit nga kreu i Mossad-it, David Barnea, ndërsa sipas Channel 12 TV ishin vetë Katarët ata që e bënë këtë lloj propozimi.

Ora 17:59
Gaza/ Shkon në 109 numri i viktimave nga sulmi izraelit në pallatin ku strehoheshin civilë palestinezë

1730189654_gaza.JPG

Numri i viktimave të bombardimeve izraelite të një ndërtese apartamentesh në Gazën veriore që strehonte persona të zhvendosur është përditësuar në 109 të vdekur.

Ora 17:55
Liban/ Plagosen 8 ushtarë paqeruajtës të OKB-së! UNIFIL: Dyshojmë te Hezbollah

1728567752_uni1.JPG

UNIFIL

Tetë ushtarë austriakë të UNIFIL u plagosën një raketë në qytetin Naqoura, afër kufirit me Izraelin, njoftuan autoritetet në Vjenë.

Në një deklaratë, misioni Unifil konfirmoi se raketa që goditi selinë në Naqura, duke plagosur lehtë 8 paqeruajtës austriakë, erdhi nga një zonë në veri të bazës ushtarake.

"U qëllua nga veriu i selisë së Unifil, ndoshta nga Hezbollah ose grupe të tjera. Ne kemi hapur një hetim për incidentin," thuhej në deklaratë.

Ora 17:52
Izrael/ Media: Netanyahu do të mbledhë qeverinë për zgjidhjen e situatës në Liban

1730220908_rrrrrreeeeeee.GIF

Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbajë një takim sonte me disa ministra, krerë tw ushtrisë dhe inteligjencës për të diskutuar një zgjidhje diplomatike të luftës në Liban, tha gazetari i Axios, Barak Ravid.

Ora 12:25
Rritet bilanci nga bombardimet në Gaza, shkon në 93 numri i viktimave, 40 të zhdukur

Nga bombardimet e fundit të Izraelit në Gaza

Rritet bilanci i viktimave në bombardimet e ditës së sotme në Rripin e Gazës ndaj një kompleksi banesash, ku strehoheshin qindra qytetarë palestinezë.

Të paktën 93 persona u vranë, ndërsa 40 rezultojnë të zhdukur, pas sulmit izraelit në një ndërtesë banimi që strehonte persona të zhvendosur në Beit Lahia, në veri të Rripit. Fillimisht u raportua për 62 viktima, por bilanci vjen në rritje.

Kreu i zyrës së shtypit të qeverisë së Gazës, Ismail al-Thawabta, tha për al Jazeera, duke shtuar se pas bastisjes dhjetëra njerëz të plagosur ishin drejtuar në spitalin Kamal Adwan, i cili pushoi së funksionuari dhe për këtë arsye nuk ishte në gjendje t'i shëronte ata.

Al-Thawabta shtoi se ndërtesa e sulmuar nga Izraeli kishte rreth 200 persona. Edhe në Liban pati bombardime nga IDF, teksa u raportuan 60 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur gjatë 24 orëve të fundit.

A.Q/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 30/10/2024 07:06

    Bravo Izraeli.Ka vrare me nje sulm 106 komandante te Hamasit ,te fshehue ne nje spital.Lufte heroike,e barabarte,me mjetet ekuivalente.Mes tyre femije dhe gra,lider te organizatave " pionieret e Hamasit" dhe " lidhja e grave te Hamasit"...Dhe keshtu ...krimit kunder njerezimit mbetet i justifikuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë