Gaza- Të paktën 6 anëtarë të stafit të agjencisë së refugjatëve të OKB-së janë në mesin e të paktën 14 viktimave dhe gjithashtu 18 të plagosur, nga sulmet më të fundit ajrore të forcave izraelite të IDF-së.
Bilanci ishte rezultat i bastisjes në një shkollë që pret qindra gra dhe fëmijë në kampin e refugjatëve Nuseirat, gjatë orëve të natës së mërkurë, duke zbardhur dita e sotme (12 Shtator).
Viktimat përfshijnë gjithashtu drejtorin e strehës së UNRWA dhe anëtarë të tjerë të ekipit që ofruan ndihmë për të zhvendosurit, tha agjencia e OKB-së.
Shkolla Al-Jaouni e drejtuar nga OKB-ja është bërë një strehë për mijëra palestinezë të zhvendosur. Për Izraelin, bastisjet e sotme kishin në shënjestër një kompleks komandimi dhe kontrolli të militantëve të Hamasit, shkruan “La Repubblica”.
"Kjo shkollë është goditur pesë herë që nga fillimi i luftës. Ajo pret rreth 12,000 persona të zhvendosur, kryesisht gra dhe fëmijë. Askush nuk është i sigurt në Gaza. Askush nuk është i kursyer", denoncoi agjencia e OKB-së në rrjetet sociale.
Pas ngjarjes reagoi menjëherë ashpër kreu i organizatës OKB, Antonio Guterres:
"Vdekja e kolegëve tanë, nga një goditje në shkollë dhe ajo që po ndodh në Gaza, është e papranueshme".
Deklarata e tij u bë në rrjetin social X (ish-Twitter), menjëherë sapo u njoftua për tragjedinë, pas orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.
Organizata UNRWA tha se “numri më i madh i viktimave është në mesin e punonjësve tanë, në një sulm të vetëm”.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë njoftoi publikisht se gjashtë punonjës të saj janë vrarë dhe se kishte dy sulme ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Nuseirat, në zonën qendrore të Gazës, duke specifikuar se ky është "numri më i madh i viktimave në mesin tonë".
Pamje pas bombardimit në kampin e Nuseirat
-
Nje tmerr i perditshem qe kallxon qe Hitleri i paska ditur gjera 100 vjet para. At qe jane duker bere do ta paguajn nje dite
Përgjigju -
Ky është Izraeli i genocid ju shuft rraca
Përgjigju -
Cifutet jane barbar te felliqur dhe bashke me ta jane te gjithe ata qe i mbeshtetin por kokat do te hane nje dite maskarenjte qe vrasin gra dhe femije
Përgjigju -
Izraeli mund te beje cfare te doje sepse eshte pro amerikan! Ashtu si edhe Edi Rama! Mjerë anti amerikanet!
Përgjigju










Komente
Komento