Izraeli do të jetë pjesmarrës në Eurovizion edhe pse ka zëra kundër prezencës së tij në këtë event muzikor. Bashkimi Evropian i Transmetuesve tha se organizatat e tij anëtare miratuan pjesëmarrjen e Izraelit në konkurs dhe se ai mbetet në linjë me organizatat e tjera të konkurrencës në qëndrimin e tij.
Izraeli do të konkurojë në Eurovizion vitin e ardhshëm, pavarësisht thirrjeve që vendi të ndalohet për shkak të konfliktit me Hamasin.
Artistët nga Islanda kishin bërë thirrje për një bojkot të konkursit në Malmo, Suedi, nëse Izraeli nuk ndalohej të merrte pjesë, pas pushtimit tokësor të Gazës. Transmetuesi irlandez RTE ka pasur gjithashtu një peticion të nënshkruar nga më shumë se 500 njerëz që parashtronin kërkesa të ngjashme, raporton newssky.
Megjithatë, organizatorët e Eurovizionit, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i thanë Sky News se Izraeli do të merrte pjesë, duke thënë se pjesëmarrja e vendit u konfirmua nga bordi ekzekutiv.
“Eurovision Song Contest është një konkurs për transmetuesit e shërbimit publik nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme. Është një konkurs për transmetuesit, jo qeveritë dhe transmetuesi publik izraelit ka marrë pjesë në konkurs për 50 vjet", thuhet në reaagimin e tyre.
EBU është një organizatë e udhëhequr nga anëtarët, e kryesuar nga një bord ekzekutiv dhe ata ranë dakord që KAN i Izraelit përmbush të gjitha rregullat e konkurrencës dhe mund të marrë pjesë në konkurs vitin e ardhshëm.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
15.9%
-
Pak
9.1%
-
Aspak
75%
Vota total: 164
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i ushtrisë izraelite jep dorëheqje për shkak të sulmit të 7 tetorit
21 Janar, 16:06
-
Lufta në Gaza/ Hamasi: Do respektojmë marrëveshjen, grupi tjetër do të lirohet të shtunën e ardhshme! BE: Dritë shprese, të lehtësuar!
19 Janar, 19:07
-
Armëpushim në Gaza/ Hamasi ia dorëzon Kryqit të Kuq, 3 pengjet e para gra ndodhen në Izrael: Të shtunën lirohen të tjerë! Netanyahu: Ditë e madhe!
19 Janar, 07:52
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Qeveria izraelite miraton armëpushimin me Hamasin, nesër shkëmbimi i parë i pengjeve! Netanyahu: Ne rezervojmë të drejtën për të rifilluar luftimet
18 Janar, 07:35
-
Kabineti i sigurisë i Izraelit miraton marrëveshjen me Hamasin
17 Janar, 15:51
-
Izraeli e Hamasi nënshkruajnë marrëveshjen e armëpushimit! Kabineti i sigurisë së shtetit hebre e miraton, pritet qeveria! Të dielën lirohen 3 gratë e para të marra peng
17 Janar, 10:29
-
Shtetet e Bashkuara kanë besim se marrëveshja e armëpushimit Izrael-Hamas do të fillojë të dielën
17 Janar, 09:27
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
VIDEOLAJM/ Po raportonte për marrëveshjen e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit, gazetari heq jelekun antiplumb dhe helmetën
16 Janar, 11:40
-
Marrëveshja me 3 faza/ Për çdo peng të moshuar, lirohen 3 të burgosur palestinezë (por një ushtare vlen 50)! Si funksionon armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit
16 Janar, 08:19
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09