Një zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite deklaroi për BBC se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duhet të japë dorëheqjen për komentet që ai bëri në një fjalim më herët të martën.
Në fjalimin e tij duke pretenduar shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, Gutteres tha:
“Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën kot. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez".
Duke folur për BBC Radio 4, The World Tonight, zëdhënësi I qeverisë së izraelit Lior Haiat tha se fjalimi i shefit të OKB-së përmbante vetëm “një minutë me fjalë boshe për mizoritë e terroristëve të Hamasit” dhe jepte “justifikim për terrorizmin”.
“Në vend që të mbështesë viktimat, ai fajëson viktimat për një mizori që ne nuk e kemi parë të tillë që nga Holokausti. Në vend që të qëndrojë me një mesazh duke thënë 'Kurrë më', ai në fakt po u thotë terroristëve 'Ju lejohet ta bëni këtë, ne e pranojmë terrorizmin tuaj brutal sepse fajin e ka Izraeli", tha Guterres.