Izraeli ka njoftuar zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për përfundimin e bashkëpunimit me UNRWA, agjencia e OKB-së që merret me refugjatët palestinezë.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në platformën X ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon.
"Pavarësisht provave që kemi paraqitur në OKB se Hamasi është infiltruar në UNRËA, OKB-ja nuk ka bërë asgjë për situatën e krijuar. Shteti i Izraelit do të vazhdojë të bashkëpunojë me organizatat humanitare, por jo me ata që promovojnë terrorizmin kundër nesh”, shkruan Danon.
Ndërkohë ushtria izraelite (IDF) njoftoi gjithashtu se gjashtë fëmijë në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës u plagosën dje pas shpërthimit të një mjeti shpërthyes të vendosur nga "organizatat terroriste".