Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha të premten se pas shkatrrimit të grupit militant Hamas nga Izraeli, ushtria nuk do ketë ndonjë plan për të kontrolluar “jetën në Rripin e Gazës”.
Gallant i ka bërë këto komente para ligjvënësve, dhe shënojnë herën e parë që një zyrtar i lartë izraelit ka diskutuar për planet afatgjata të Izraelit për Gazën.
Gallant ka thënë se Izraeli pret që lufta me Hamasin të zhvillohet në tre faza. Ai ka thënë se fillimisht grupi në Gaza do të sulmohet nga ajri dhe me manovra tokësore, më pas do të mposhten pikat e rezistencës, dhe në fund do të pushojë përgjegjësia e Izraelit për jetën në Rripin e Gazës.
Izraeli i ka mbledhur dhjetëra mijëra ushtarë afër kufirit me Gazën, pas masakrës së 7 tetorit nga militantët e Hamasit në tokën izraelite. Si hakmarrje, Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit – i cili e udhëheq Gazën - dhe është zotuar se do ta shkatërrojë grupin.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se rreth 4.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur nga sulmet izraelite. Banorët atje – mbi 2.1 milionë - kanë mbetur pa furnizime me ushqim, ujë dhe naftë – sipas vendimit izraelit të marrë pak pas sulmeve të Hamasit në Izrael.
Nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë që Hamasi besohet se i ka marrë edhe 206 pengje në sulmet që i ka kryer në Izrael, dhe dyshohet se i ka dërguar në Gazë./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4325
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antony Blinken mbërrin në Arabinë Saudite
5 Shkurt 2024, 15:25
-
Rrëfimi prekës i ushtarit izraelit: Palestina duhet të jetë shtet, ata nuk kanë faj që na urrejnë
5 Shkurt 2024, 14:31
-
Ligjvënësit republikanë propozojnë mbi 17 miliardë dollarë ndihma për Izraelin
5 Shkurt 2024, 12:03
-
Ushtria e Izralit bën bilancin: Prej 7 tetorit janë goditur rreth 50 objektiva të Hezbollahut në Siri
4 Shkurt 2024, 07:40
-
Lufta/ Hamasi i thotë ‘Jo’ marrëveshjes! Netanyahu: Do ta luftojmë derisa Hamasi të eliminohet! Bomba në një kopësht në Rafah, dy vajza të vrara
4 Shkurt 2024, 06:45
-
Foto satelitore të Gazës para dhe pas sulmeve izraelite
2 Shkurt 2024, 18:10
-
Netanyahu nuk gjen qetësi, sërish nën trysni për të pranuar marrëveshjen me Hamasin, por çfarë pritet të ndodhë?!
2 Shkurt 2024, 16:33
-
Turqia arreston 7 të dyshuar për shitje të informacionit Mossadit të Izraelit
2 Shkurt 2024, 12:33
-
Takimi me ambasadoren e Izraelit, Kurti shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve nga Hamasi: Izraeli ka të drejtë të mbrohet
1 Shkurt 2024, 18:40
-
Biden: Po punojmë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme
1 Shkurt 2024, 18:20
-
Stamboll, i armatosuri pro Gazës merr peng 7 punonjës të një fabrike amerikane
1 Shkurt 2024, 17:39
-
Zbulohet plani i Netanyahut për të ardhmen e Gazës, parashikohet krijimi i shtetit palestinez
31 Janar 2024, 12:15