Izraeli ka paralajmëruar se do të nisë sulme të ashpra ndaj Hezbollahut, pas sulmit raketor të këtij grupi në Lartësitë e Golanit, ku 12 fëmijë mbetën të vrarë, teksa luanin në një fushë futbolli.
Zona e Golanit, e aneksuar nga Izraeli prej kohësh, u vizitua nga vetë kryeministri Benjamin Netanjahu, ndërsa kabineti i sigurisë ka autorizuar këtë të fundit dhe ministrin e tij të Mbrojtjes që të vendosin se kur dhe si të hakmerren ndaj grupit libanez.
Pas kërcënimeve të Izraelit për një përgjigje të ashpër, Hezbollahu ka evakuuar banorët në disa zona të Libanit, ndërsa diplomacia ndërkombëtare përpiqet të frenojë etjen izraelite për hakmarrje.
"Kam folur me ministrat e Izraelit, Israel Katz dhe Libanit, Bou Habib për të shmangur një luftë të re. Ndërprerja e spirales së dhunës është e mundur. Qeveria është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin, edhe nëpërmjet kontingjentit italian Unifil për të cilin kërkova mbrojtje. Respekt për rezolutën 1701 të OKB-së është vendimtare”, shprehet zv.kryeministri italian Antonio Tajani.
“Fola sot me kryeministrin libanez Najib Mikati për të shprehur shqetësimin tim për përshkallëzimin e tensionit dhe përshëndeta deklaratën e qeverisë libaneze që bën thirrje për ndërprerjen e çdo dhune", thekson ministri i Jashtëm britanik David Lammy.
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
51.4%
-
Jo
34.6%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 3920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Do pushtojmë Izraelin’, rriten tensionet, ministri izraelit për Erdogan: Ai po ndjek gjurmët e Sadam Huseinit
29 Korrik, 11:30
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Dy të vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm izraelit me dron në Libanin jugor
29 Korrik, 10:38
-
A mund të shkaktojë luftë mes Izraelit dhe Hezbollahut sulmi që vrau 12 fëmijë?
29 Korrik, 07:29
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Lufta/ Ushtria Izraelite godet bazat e Hezbollahut në të gjithë Liban, e akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Golan
28 Korrik, 08:12
-
Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza
27 Korrik, 23:04
-
Pas zgjedhjeve në SHBA priten ndryshime në marrëdhëniet me Izraelin
27 Korrik, 16:08
-
Donald Trump takohet me kryeministrin izraelit Netanyahun
26 Korrik, 22:01
-
Eliminim nga Irani? Trump: Nëse e bën, SHBA e fshin nga harta
26 Korrik, 17:21
-
Netanyahu pritet të takohet sot me Bidenin dhe Harrisin
25 Korrik, 08:14
-
Netanjahu, fjalim në Kongresin amerikan në përpjekje për të forcuar mbështetjen ndaj luftës së Izraelit
24 Korrik, 15:45
-
Netanyahu në Uashington në mes të paqartësive politike në SHBA
23 Korrik, 15:34