Izraeli pretendon se rebelët Houthi kanë rrëmbyer anijen me 25 veta në Detin e Kuq! IDF: Incident shumë i rëndë me pasoja globale

Izraeli pretendon se rebelët Houthi kanë rrëmbyer anijen me 25 veta në Detin e Kuq! IDF: Incident shumë i rëndë me pasoja globale

Foto ilustruese

Izraeli ka deklaruar se një anije mallrash me 25 anëtarë të ekuipazhit u rrëmbye në Detin e Kuq. Forcat e Mbrojtjes izraelite pretenduan se rebelët Houthi të Jemenit kapën anijen.

Anija është në pronësi të një kompanie britanike dhe operohet nga një firmë japoneze, sipas zyrës së kryeministrit izraelit pa dhënë detaje të kompanive.

“Rrëmbimi i një anijeje mallrash nga Huthi pranë Jemenit në Detin e Kuq jugor është një incident shumë i rëndë me pasoja globale. Anija u nis nga Turqia në rrugën e saj për në Indi, me staf nga civilë të kombësive të ndryshme, pa përfshirë izraelitë. Nuk është një anije izraelite”, deklaroi IDF.

CNN ka kontaktuar me një zëdhënës Houthi për koment në lidhje me pretendimin izraelit, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Houthis janë një organizatë politike dhe ushtarake shiite  në Jemen që kanë luftuar një luftë civile në vend kundër një koalicioni të mbështetur nga Arabia Saudite. Ata kanë shprehur mbështetje për palestinezët dhe kanë organizuar protesta në Jemen, kundër sulmit të Izraelit ndaj Gazës.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje