J-Lo e interesuar për lidhje të
re me burrë të madh në moshë

J-Lo e interesuar për lidhje të<br />re me burrë të madh në moshë
Jennifer Lopez është ndarë nga i fejuari i saj i fundit Casper Smart kështu që ajo është e lirë për të filluar një romancë të re.

Një burim i saj ka treguar që ajo është e interesuar për lidhje të re por jo më me meshkuj më të rinj se vetja.

Këngëtarja dëshiron një mashkull të madh në moshë dhe që të ketë karrierë nga pas, jo më një kërcimtar.

jennifer lopez

Ajo ka shpërndarë në rrjetin e saj social një foto me dy bileta ndërsa priste që të nisej për udhëtim drejt Brazilit ku do të performojë me Pit Bull për hapjen e Botërorit.

Këngëtarja ka realizuar një set fotografik për albumin e ri A.K.A.

Ajo tregon që kishte pasur gjithmonë dyshimet e saj rreth Casper por ndarja e tyre kishte zgjatur dy muaj për shkak se dy fëmijët e saj 6-vjeçarë e kishin të vështirë ndarjen me të.

Ai u kishte qëndruar pranë atyre në kohën më të vështirë, atëherë kur mamaja e tyre ishte ndarë me Marc Anthony.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)