Këngëtarja Jennifer Lopez në bashkëpunim me Pit Bull dhe popstaren Braziliane Claudia Leitte kanë hapur Botërorin.

Mijëra njerëz janë mbledhur për të parë ndeshjen e parë Kroaci – Brazil dhe performancën shpërthyese të treshes bombastike.

Ata kanë performuar mbi një skenë si glob gjigand këngën “We are the one”.

jennifer lopez

Përgatitjet e ceremonisë së hapjes së Botërorit kanë nisur që në muajin Mars.

J-Lo ka veshur bikini të ngjitura në ngjyrë jeshile ndërsa Pit Bull ka veshur bluzën e Brazilit me pantallona të bardha.

Claudia ka veshur fustan ngjyrë blu elektrik me këpucë po blu me qafa të gjata që i mbulonin kyçin e këmbës.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)