Qytetarët e Zvicrës duket se janë më të paguarit në botë. Sipas një grafiku të realizuar nga Movehub, një faqe interneti që ofron informacion për ata që kanë kërkuar të lëvizin jashtë vendit, tregon një ndarje globale të ardhurat personale , të përcaktuara si të ardhurat e një personi pa përfshirë taksat.

Sipas të dhënave, Zvicra ka të ardhurat më të larta mujore, afërsisht dy herë më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

10 vendet me të ardhura mesatare më të lartë mujore janë:

1) Zvicra (6301 $),

2) Australia (3780 $),

3) Danimarka (3269 $),

4) SHBA (3258 $),

5) Irlanda (2991 $),

6) Mbretëria e Bashkuar ($ 2,960),

7) Holanda (2937 $),

8) Gjermania (2851 $),

9) Japonia (2782 $),

10) Kanadaja (2773 $).

Pavarësisht se SHBA renditet e dyta në këtë listë, gjërat mund të ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme ndërmjet rajoneve, brenda kufijve të vendit. Për shembull, një qytetar mesatar në Uashington DC, ka afërsisht sa dyfishin e të ardhurave mujore të një qytetari mesatar në Misisipi.

Të dhënat janë mbledhur në periudhën 2010-2014.


Marrë nga Shekulli.com.al

Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)