Ja 15 personat më të kërkuar në
Tiranë, kryeson Vladimir Gjuta

Ja 15 personat më të kërkuar në<br />Tiranë, kryeson Vladimir Gjuta
TIRANE - Policia e Tiranës ka publikuar listën me 15 personat më të kërkuar në kryeqytet dhe që paraqesin një rrezikshmëri të lartë për shoqërinë dhe rendin. Lista është publikuar në faqen zyrtare të Policisë, ndërsa ajo kryesohet nga Vladimir Gjuta, i njohur ndryshe edhe me emrin e ndryshuar Elton Doci.

Ai është është shpallur në kërkim për akte terroriste dhe i dyshuar si autor i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të Ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Në listën në fjalë gjenden persona të dënuar nga 7 vite deri në burgim të përjetshëm, për vepra nga më të rëndat penale. Nga ana e saj Policia e Tiranës fton të gjithë qytetarët të cilët kanë dijeni për vendodhjen e këtyre të kërkuarve që të telefonojnë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.

Më poshtë lista e plotë e të kërkuarve:
Vladimir Gjuta alias Elton Doci, në kërkim për veprat penale me qëllime terroriste “Krijim i grupit të strukturuar kriminal dhe kryerjen e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Alfred Beqiri, 7 vjet burg, për “Trafikim të lëndëve narkotike”
Ervis Sinella, i dënuar me 16 vjet burg për “ Vrasje me dashje”
Fation Muharremi, 11 vjet burg, “ Vrasje me dashje”
Kujtim Demiri, i dënuar me 15 vjet burg, “ Trafikim i të miturve”
Fabjon Lamja, i dënuar me 20 vjet burg, “Vrasje e mbetur në tentative”
Anton Vila, 20 vjet burg, “Vrasje me dashje,vrasje në tentative”
Arben Muça, i dënuar me 23 vjet burg, “ Vrasje me paramendim”
Ervin Shahini, burgim i përjetshëm, “Vjedhje me pasojë vdekje”
Fatmir Rama, “ burgim i përjetshëm” , “ Vjedhje me pasojë vdekje”
Gentian Tako, i dënuar me 20 vjet burg, “Vrasje me paramendim”
Jashar Begani, burgim i përjetshëm për vrasje
Kujtim Qordja, 25 vjet burg “Vrasje me paramendim”
Lutfi Hida, i dënuar me 20 vjet burg është larguar nga burgu
Baftjar Bruka,  i kërkuar për krijim të grupit kriminal e për terrorizëm 


Njoftimi i Policisë së Tiranës në faqen zyrtare

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi