Ja 190 emrat e rinj dhe kategoritë e 
familjeve që përfitojnë shtëpi sociale

TIRANE- Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet në 20 mars, ku vendimi kryesor që do të diskutohet për banesat sociale. Pas shtyrjes së votimit, për shkak se lista e përfituesve kishte shkuar në këshill e paplotë, Komsioni i Strehimit po përgatit listën e familjeve që plotësojnë kushtet për të marrë banesë sociale. Aktualisht në Bashkinë e Tiranës numri i familjeve që ka aplikuar për banesë sociale, i kalon 1500, por sipas burimeve shumica e familjeve nuk i kanë të gjitha dokumentat dhe kjo sjell skualifikimin e tyre.

Por cilat kategori janë parësore për të përfituar banesë sociale? Favorizohen familjet që kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuara, si persona me mungesë të plotë ose të pjesshme shikimi, të lindur ose të fituar, të cilët, sipas kritereve mjekësore, janë të paaftë për punë në kushte normale dhe që kanë nevojë për kujdestarë. Paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Persona me çrregullime të shëndetit mendor, që kanë nevojë për përkujdesje. Individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore e deri në moshën 30 vjeç.
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën