Numri i vogël i votave të marra në zgjedhjet e 23 qershorit, kanë penalizuar 23 subjekte politike të cilat duhet t’i kthejnë lekët Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Në listën e këtyre forcave politike bëjnë pjesë edhe PSD e Skënder Gjinushit, PDSH e Nard Ndokës, LZHK e Dashamir Shehit dhe G99 e Ervin Metes.

Këto subjekte politike nuk kanë arritur të përmbushin të njëjtën numër votash që kanë arritur në zgjedhjet e mëparshme, duke mos justifikuar në këtë mënyrë edhe shumën që KQZ ka akorduar në favor të tyre.

Disa prej kryetarët e këtyre forcave politike janë sot deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, por kjo për faktin se në zgjedhjet e vitit 2013 ata kanë qenë pjesë e listave shumë emërore të Partisë Demokratike.


lista

Shkrimi u botua ne gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)