Ja axhenda zyrtare e rivarrimit
të eshtrave të Isa Boletinit 

Ja axhenda zyrtare e rivarrimit<br />të eshtrave të Isa Boletinit 
Ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini është organizuar dhe mbahet nën përkujdesjen e qeverisë së Kosovës. Në një dokument të lëshuar nga komuna ndër të tjera theksohet se aktivitetet do të fillojnë me një drekë tradicionale shqiptare në fshatin e lindjes së heroit me datë 4 qershorë e më pas do të ketë aktivitete të tilla si ekspozita programe artistike revista me motivet e Isa Boletinit etj.

Aktiviteti kryesor do të mbahet me 10 qershor në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, nga ku eshtrat e heroit do të barten në fshatin Boletin.
 
isa boletini

isa boletini



Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini bëri të ditur sot se manifestimi dhe aktivitetet 3 ditore (8 -10 qershor 2015), do të mbahen dhe zhvillohen sipas kësaj axhende:

E hënë, 8 qershor 2015 – Prizren

Ora – 10:00 – Fillimi i ceremonisë në Kompleksin e LSHP-së;
Ora 11:15 – Fjalimi i Kryetarit të Komunës
Ora 13: 00 – Përcjellja e arkivolit për Deçan.

E hënë 8 qershor 2015 – Deçan

Ora 14:45 – Arritja e arkivoli të Isa Boletinit
Ora 15:00 – Isniq – Aktiviteti zhvillohet në sheshin Isa Boletini
– Fjalë rasti nga përfaqësuesi i fshatit Isniq
– Fjalë rasti nga Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj
– Një monolog i shkurtër artistik për Isa Boletinin
– Ora 15:00 deri 20:00 – Homazhe
– Ora 20:00 – Në shtëpinë e kulturës vendoset arkivoli i Isa Boletinit.

E martë, 9 qershor 2015 – Skenderaj

Ora 09:00 Arritja në Skënderaj e Eskortës, në rrugën drejt Kompleksit Adem Jashari.
Ora 09:20 Vendosja e eshtrave të Isa Boletinit në hapësirën pranë Kullës së Adem Jasharit
Ora 09:45 Fillimi i homazheve nga përfaqësues të Familjes Jashari, përfaqësuesve institucional të Skenderajt, shoqatave, institucioneve të tjera dhe qytetarëve.
Ora 12:00 Përgatitjet për zhvendosje të eshtrave në drejtim të Prishtinës

E martë 9 qershor 2015 – Prishtinë
Ora 14: 30 – Arritja e arkivolit të heroit kombëtar Isa Boletini në Prishtinë. Kortezhi kalon nga Bulevardi “Bill Klington”, për të vazhduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe përmes Sheshit të qytetit. Arkivoli do të vendoset në Kuvendin e Republikës së Kosovës për homazhe.
Ora 14:30 – 17:45 – Homazhe ne Kuvendin e Kosovës në përcjellje të orkestrës “Rexho Mulliqi”.

Axhenda e Kuvendit të Kosovës –Prishtinë
Ora 12:00 – Seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kujtim dhe nderim të figurës dhe veprës së Heroit Kombëtar Isa Boletini.
14:00 – 17:45 Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës
Ora 18:00 – Përcjellja e arkivolit për Mitrovicë

E martë 9 qershor 2015– Mitrovicë
Ora 15:00 – Revista e Folklorit në sheshin e qytetit.
Ora 19:30 – Pritja e arkivolit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.

E mërkurë (10 qershor 2015) – Mitrovicë
Ora 08:30 – Seanca solemne e Kuvendit Komunal të Mitrovicës kushtuar Heroit Kombëtar Isa Boletini.
Ora 09:00- Homazhe në sheshin “Adem Jashari”.
Ora 11:00 – Arkivoli do të lëviz në drejtim të Stadiumit të qytetit “Adem Jashari”.

Axhenda e manifestimit qendror në stadiumin e qytetit “Adem Jashari” në Mitrovicë
me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini

Në orën 12:00 në Stadiunin e qytetitit të Mitrovicës do të realizohet ceremonia qendrore, me rastin e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini.

Fjalët e Rastit

12:00 – 12:05 Intonimi i Himnit Kombëtar dhe Shtetëror
12:05 – 12:12 Fjala e Presidentes së Republikës së Kosovës
12:12 – 12:19 Përfaqësues nga Shqipëria
12:19 – 12:26 Kryetari i Kuvendit
12:26 – 12:33 Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës
12:33 – 12:40 Kryetari i Mitrovicës
12:40 – 13:00 Përfaqësuesi i Institutit të Historisë
13:00 – 13:05 Fjalët përshëndetëse (Maqedoni, Preshevë, etj)
13:05 – 13:10 Perfaqësuesi i Familjes Boletini

Pjesa e dytë e programit artistik

13:10 – 13: 20 – Kori i Filarmonisë-Operës së Kosovës.
13:20 – 13:35 – Ansambli i KKV “Shota” me kolazh me koreografi të valleve.
13:35 – 13:40 – Aktori Bislim Muçaj, recitim kushtuar Isa Boletinit.

Nga 14:30 – Arkivoli do të udhëtojë për te varrezat në Boletin, në shoqërim të familjarëve dhe të ftuarve të tyre.
Ora 15:00 – Ceremonia e rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini në Boletin.


Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji