Në ambientin e punës duhet patuer shpeshherë kujdes me atë çka i  tregojmë kolegavë të punës. Ka mjaft çështje të cilat do të ishin më mirë të mbesnin private pasi njehërë që tregohen nuk mund të kthehen më pas. Sekreti qëndron në kuptimin e çastit se kur duhet të përfundojmë, ndonëse diçka e tillë nuk është gjithnjë e thjeshtë për tu kuptuar.

Megjithatë duke marrë në konsideratë këshillat e një eksperti të revistës së njohur “Forbes” ja ku mund të rendisim një listë prej disa faktesh që do të ishte mirë të mos i diskutonim në zyrë. Një prej tyre është se kujdesi gjërave që themi me të tjerët nuk është kurrë i tepërt.

Të thuash shpesh se e urren punën që bën është mëse e papranueshme. Kjo pasi një thënie e tillë ju nxjerr njerëz negativ, që nuk pëlqejnë të bashkëpunojnë dhe që punëdhënësit nuk do e mendonin dy herë përpara se ti pushonin nga puna.

Mos u tregoni të tjerëve që nuk dinë të bëjnë punën e tyre. Njerëz të cilët nuk kanë shumë aftësi në punën që bëjnë ka kudo, por nuk është e këshillueshme ti thuhet nga kolegët diçka e tillë, pasi më pas do të quheni të pasigurt që doni të ulin vlerat e të tjerëve për tu dukur me lartë.

Tema të tjera që do të ishin të këshillueshme të evitoheshin janë  bindjet politike dhe fetare. Biseda të tilla mund të shkatërronin harmoninë në zyrë kështu mundohuni vetëm të dëgjoni bindjet e të tjerëve pa debatuar.

Edhe pse tundimi është i madh  përpiquni të mos thoni apo të mësoni sesa paguhen të tjerët, për të evituar më pas krahasime të papëlqyeshme. Një tjetër tematikë e cila nuk do të ishte e përshtashme për tu diskutuar është edhe performanca juaj në dhomën e gjumit, pasi një informacion I tillë nuk i intereson askujt, edhe atyre personave të cilët ju dëgjojnë me vëmendje.

Do të ishte mirë të evitohej edhe dëshira që ju mund të keni për të zënë pozicionin e një prej kolegëve, diçka e tillë nuk do të pritej mirë në radhët e kolegëve. Gjithashtu përpiquni të bëni kujdes me batutat apo ironitë që bëni me kolegët pasi jo të gjithë mund ti kuptojnë dhe do t’iu shkaktojnë probleme.

punee

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)