Ja çdo të ndodhë në Maj sipas astrologut Jorgo Pulla ‘Fiksojini mirë këto dy data...’ / Horoskopi mujor, Maj 2024

Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli, Jorgo Pulla tregon si do të jetë muaji Maj sipas astrologjisë, shenjat më me fat dhe ndikimi planetar tek secili zodiak. “Është një muaj mjaft pozitiv, i mrekullueshëm, mësues i gjërave të mëdha, pasi ka të bëjë me ndryshime të mëdha, sidomos në çështjet e punës dhe karrierës si dhe në fushën ekonomike-financiare” thekson Pulla. Gjithashtu përgjatë muajit Maj kemi shumë ndikime planetare, të cilat do t’i japin mundësi gjërave të mëdha që secila shenjë dëshiron të realizojë. Nga data 10 deri më datë 12 maj, sipas astrologut Jorgo Pulla janë ditët më të mira të muajit Maj për të mbyllur çështje dokumentacioni dhe në firmosje kontratash, të cilat kanë të bëjnë me nisma të reja, por dhe me vendime të rëndësishme.  

Dashi

Ju të shenjës së Dashit këtë muaj duhet të kuptoni vlerat tuaja, pasi Maji do t'ju mësojë rëndësinë e vetëvlerësimit dhe besimit në atë që bëni dhe atë që meritoni. Përqëndrohuni në talentet dhe burimet tuaja personale, pasi do t'ju ndihmojnë të kuptoni se sa vleni vërtetë dhe si ta përqendroni energjinë tuaj në atë që ju jep kënaqësi, pa harruar sigurisht veten tuaj. Jeni shumë të favorizuar, sidomos ju të dhjetëditëshit të tretë duke patur parasysh aftësinë tuaj komunikuese. Pas datës 15 maj do të merrni një lajm të mirë që kishit kohë që e prisnit.  

Demi

Duhet t’i jepni rëndësi zhvillimit personal, pasi ky është muaji juaj. Ju të kësaj shenje do të mësoni të vlerësoni nevojën për vetë-përmirësim dhe rritje personale pasi kjo është një domosdoshmëri. Zhvillimi personal do të jetë çelësi për të hapur shtigje të reja në jetën tuaj dhe për të zbuluar aspekte të reja të vetvetes. Mos harroni që të mendoni pozitivisht, pasi për Demin kjo është një domosdoshmëri dhe konsiderohet si pika juaj më e fortë. Pas datës 10 maj, Demi duhet të marrë vendime në lidhje me jetën sentimentale. Një lidhje problematike stabilizohet. Mund të keni një fejesë apo një martesë së shpejti. Ndërsa lidhjet me Ujor dhe Binjak janë ideale.

Binjakët

Fuqia e kërkimit të brendshëm shpirtëror është shumë e madhe në këtë muaj dhe kjo do të ndikojë shumë në rritjen tuaj në profesionin që keni zgjedhur dhe që ju jep shumë kënaqësi. Për ju mbyllet një çështje ligjore dhe karriera juaj merr një drejtim pozitiv. Mësimi dhe këshilla e majit për ju është nevoja për t'u kthyer në botën tuaj të brendshme duke kërkuar paqe dhe mirëkuptim me veten së pari. Zbulimi personal përmes reflektimit do t'ju ndihmojë të gjeni paqen dhe të hartoni një rrugë më kuptimplotë që në të vërtetë keni kohë që po e prisnit. Nëse keni patur probleme me Gaforre dhe Ujor, i zgjidhni të gjitha tani.

Gaforrja

Ju të shenjës së Gaforres këtë muaj do të zbuloni vlerën e shoqërisë dhe ekonomisë, që për ju është prioritet. Këtë muaj do të mësoni se sa e rëndësishme është të keni një komunitet mbështetës rreth jush dhe shumë miq që ju duan të mirën. Miqësitë dhe marrëdhëniet shoqërore do t'ju mësojnë vlerën e solidaritetit dhe dashurisë dhe ju Gaforre më mirë se kushdo jepni shpirtin për miqtë këtë muaj. Një njohje e re në fushën e biznesit do rezultojë shumë pozitive për ju, veçanërisht me Virgjëreshën, Demin dhe Bricjapin. Gaforret presin të bëjnë një udhëtim që mezi e prisnin.

Luani

Shumë e rëndësishme për ju është të përcaktoni rëndësinë e qëllimeve që keni në karrierën tuaj, gjë që do ju japë shumë avantazh. Ju të shenjës së Luanit, këtë muaj do të kuptoni vlerën e vendosjes dhe ndjekjes së synimeve profesionale, pra pa vënë synime në kohë, nuk mund të shkëlqeni siç ju dini të bëni. Përkushtimi ndaj ambicieve do t'ju çojë drejt suksesit dhe njohjeve të rëndësishme. Ky është momenti juaj. Pas datës 7-8-9-10 pritet të firmosni disa kontrata. Në fushën shpirtërore, Luan-Shigjetar mund të keni një pasardhës.

Virgjëresha

Keni kaq kohë që ju Virgjëresha po prisni me padurim të eksploroni horizonte të reja që më parë vetëm keni mundur që t’i fantazoni. Mësimi i majit për ju, Virgjëresha, është të jeni të hapur për të eksploruar ide dhe kultura të reja. Etja juaj për njohuri do t'ju çojë në përvoja të pasura dhe do t'ju zgjerojë horizontet duke bërë që çdo mundësi jete që ju vjen, të kthehet në opsion në aspektin profesional por dhe atë personal. Jeni shumë kokëforta, por ia arrini gjërave. Prisni të stabilizoni ekonominë këtë muaj. Lidhjet me Peshk dhe Bricjap janë fantastike.

Peshorja

U bë kohë që jeni në kërkim të lidhjeve më të thella me veten për një të ardhme të qëndrueshme dhe të ndritur, por duket së këtë muaj kjo gjë ju bëhet e mundur falë renditjes së planeteve që janë në favorin tuaj. Ju të Peshores, këtë muaj do të kërkoni të ndërtoni marrëdhënie më të thella dhe më kuptimplote me njerëzit dhe të dashurit. Mësimi për ju Peshore është të gjeni njerëz që ndajnë vlera të ngjashme dhe të thelloni marrëdhënien tuaj me ta. Në të njëjtën kohë, duhet të mësoni të kurseni para, pasi kohën e fundit e keni tepruar disi. Prisni të ndryshoni punën dhe kjo është një shenjë e mirë për ju Peshore. Lidhjet me Virgjëreshë dhe Peshk janë perfekte.

Akrepi

Është motoja e këtij muaji zbulimi i pjesës tuaj më emocionale dhe të brishtë, edhe pse duket disi e vështirë për ju Akrep. Muaji Maj ju fton të zbuloni tensionin e thellë emocional në marrëdhëniet tuaja, veçanërisht në ato dashurore dhe miqësore. Do të mësoni rëndësinë e të qenit të sinqertë me veten së pari dhe të tjerët, duke zbuluar ndjenjat tuaja që shpesh ju bëhen miks.

Shigjetari

Ajo që duhet t’i kushtoni rëndësi ju Shigjetar në muajin Maj është vlera e kujdesit për veten dhe dëshirave profesionale për të ndryshuar pse jo dhe profesion. Ju të shenjës së Shigjetarit, do të kuptoni se sa e rëndësishme është të kujdeseni për veten, si fizikisht ashtu edhe emocionalisht, pasi të dy aspektet janë shumë të lidhura dhe padiskutim nëse e bëni, kujdesi për veten do të jetë çelësi i mirëqenies së brendshme.

Bricjapi

Keni në dorë që në këtë muaj të bëni një ndryshim të madh ekonomik, pasi ju e keni këtë fuqi. Ju shenjës së Bricjapit, do të mësoni vlerën e krijimtarisë dhe shprehjes së vetvetes si një mjet për të përballuar sfidat dhe për të shprehur veten tuaj të vërtetë, pa patur frikë se ajo çfarë do të thoni apo bëni, mund të krijojë probleme tek njerëzit e tjerë.

Ujori

Për ju Ujor me një rëndësi të veçantë hyn Maji, pasi ju tregon dhe një herë rëndësinë e lidhjes familjare. Mësimi për ju këtë muaj është rizbulimi i vlerave të familjes, intimitetit me miqtë dhe shtëpisë tuaj si një ambient ku jeni totalisht vetja. Këtë muaj do të zbuloni komoditetin dhe sigurinë që ofron familja, si dhe rëndësinë e të pasurit një hapësirë të sigurtë ku ndiheni të pranuar dhe jo të gjykuar në asnjë çast.

Peshqit

Të fundit, por jo më pak të rëndësishmit, Peshqit këtë muaj do kuptojnë tek vetja e tyre fuqinë e ndikimit social tek njerëzit që kanë afër tyre. Ju Peshq, sipas yjeve, do të mësoni rëndësinë e ndikimit që keni tek njerëzit dhe e anasjellta, pra sesi ata që ju rrethojnë mund të ndikojnë në vendimet dhe zgjedhjet tuaja. Njohja dhe menaxhimi i këtij ndikimi do t'ju ndihmojë të drejtoni jetën tuaj në një drejtim më të qëndrueshëm që pa asnjë diskutim do ju japë fitore në çdo sfidë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër

Akuzohet për marrje ryshfeti, ligjvënësi Cuellar: Do vazhdoj fushatën për një mandat tjetër