Mëlçia, truri ynë i tretë! Faktor i 100 sëmundjeve /Ja 4 hapat për pastrimin e mëlçisë së dhjamosur nga Altin Joka

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka, i cili foli për mëlçinë e dhjamosur, shenjat që shfaq dhe çfarë duhet të kemi parasysh.

”Rreth 10-15% e popullatës vuajnë nga mëlçia e dhjamosur, sikurse ka dhe shumë njerëz që nuk e dinë pasi shenjat nuk jepen menjëherë, kështu që mendohet se mund të jenë rreth 25% e popullatës që vuajnë nga mëlçia e dhjamosur” e nis kështu bisedën në studio nutricionisti, ndërsa shtoi se shkenca mjekësore e ka cilësuar mëlçinë si një ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut dhe shpesh herë përmendet si gjendër, laborator i trupit, apo detoksifikesi.

”Në mjekësinë holistike është një shprehje që thotë se të gjitha rrugët e trupit të çojnë në mëlçi sepse mjekësia naturopatike, mëlçisë i ka dhënë një vlerë shumë të madhe” shtoi Altini, pa harruar t’a cilësonte si trurin tonë të tretë, pasi kryn 510 funksione dhe është i vetmi organ që edhe po t’a presim, ka aftësi ripërtëritëse të shpejtë. Mëlçia luan dhe një rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, pra prodhon glukozë, kur niveli i sheqerit në trupat tanë është i ulët. Studimet kanë parë se mëlçia luan dhe një rol të rëndësishëm dhe në shëndetin mendor duke filtruar shumë toksina.

”Mëlçia gjithashtu prodhon disa hormone si ai i tiroides, hormonet e rritjes dhe zhvillimit të njeriut, luan rol në rregullimin e presionit të gjakut, ndihmon për të luftuar infeksionet në trupin tonë, sikurse balancon kolesterolin në gjak dhe trigliceridet” tha ai, duke shtuar se ndikon dhe në sistemin tonë imunitar, më shumë se 100 sëmundje shkaktohen në trupin tonë nga mëlçia. Po përse shkenca dhe mjekësia nuk merret me mëlçinë për të zhdukur një pjesë të madhe të problemeve shëndetësore? Sipas tij, nëse kjo ndodh, kjo do të jetë e mirë për popullatën, por jo për industrinë e ilaçeve. Por cilat janë sëmundjet që prekin mëlçinë sipas Altinit?  

Së pari është ajo që njihet si mëlçia e dhjamosur, kemi sëmundjen e fibrozës, që është një inflamacion i vazhdueshëm, më pas kemi cerozën, që është faza më e rëndë e mëlçisë si dhe mëlçinë alkolike që vjen nga konsumi i tepërt i alkoolit.

”Pijet me gaz, sheqeri i tepërt, lëngjet me ngjyrë, mëlçia i metabolizon jashtë dhe krijohet ai dhjami për të ruajtur veten dhe sjell probleme të obezitetit, triglicerideve, diabetin, etj. Shenjat e problemeve me mëlçinë nuk dallohen lehtë, por njerëzit duhet të kuptojnë se në momentin që janë obez rreth barkut dhe kanë probleme në zorrën, rënien e energjisë së brendshme, atëherë këto janë disa nga sinjalet” tha Altini, pa harruar problemet në lëkurë, kruajtjen, puçrat apo rënien e flokëve.

Po cilat janë disa këshilla për të rigjeneruar dhe pastruar mëlçinë e dhjamosur?

“Së pari duhet të heqim dorë nga produket e dëmshme që konsumojmë si sheqeri, alkooli, yndyrnat, ushqimi i përpunuar. E dyta është detoksifikimi apo pastrimi i trupit” tha Altini duke shtuar se ka 5 protokolle bazë për detoksifikimin. Në mëngjes duhet të konsumojmë një lugë vaj ulliri me gjysmë kokërr limon, po ashtu dhe në darkë për tre deri në pesë ditë. Më pas duhet të shtypim karafil me xhinxhër të futura në mjaltë, duke konsumuar një lugë çaji në ditë. Më pas konsumojmë një lugë kafeje vajin e farës së zezë. Gjatë ditës duhet konsumuar çaji i sherebelës dhe çaji i kamomilit dhe në darkë çaji i rozmarinës. Duhet bërë dhe ajo që quhet si “terapia e kafesë”, pra konsumi i 3-4 filxhanëve kafe në ditë” thekson Joka, duke cilësuar se në këtë fazë duhet të nisë konsumi i lëndëve ushqimore. Lëngu i panxharit me karrotë, xhinxher, kastravec apo lëngu i artiçokës me selino kombinuar me majdanozin dhe borzilokun. Tani nis faza e tretë, apo asistenca rigjeneruese e mëlçisë. Kjo fazë nis me ndihmën e probiotikëve natyral, si konsumi i ananasit, uthullës që ka dhe probiotik dhe enzima.

”Duhet konsumuar ushqimi shumë ngadalë dhe jo më shumë se dy vakte në ditë” shtoi ai, duke theksuar se ushqimet nuk duhet të jenë me ngrohtësi të lartë përpunimi. Ulja e karbohidrateve dhe konsumimi i hudhrës që është shumë rigjeneruese, sikurse dhe përdorimi i çajit jeshil, arrave, rrushit të zi, boronicës, mjedrës, lëngut të shegës apo gjëmbi i gomarit, lule rradhiqes, mollëve, agrumeve, qepës së kuqe, lëngut të domates, majdanozit. Shumë i rëndësishëm është dhe përdorimi i çajit të rozmarinës dhe mentes, specit pikant apo xhinxherit. Kur i kemi kaluar këto etapa, jemi gati të kalojmë tek faza e 4-rt që është testimi dhe shenjat dhe do shohim lëkurën më të pastër, do ndihemi më të qetë dhe më mirë, do ulet stresi dhe nuk do kemi më rënie flokësh, nuk do kemi më probleme me diabetin dhe tensionin duke normalizuar kështu gjendjen e trupit.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë