Ja çfarë pritet të ndodhë nëse nuk frenohet ngrohja globale

Ja çfarë pritet të ndodhë nëse nuk frenohet ngrohja globale

 

Hulumtimi i ri sugjeron se një e katërta e globit mund të lihet në thatësirë të përhershme nëse përpjekjet për ta frenuar ngrohjen globale nuk i përmbushin objektivat e vendosura nga marrëveshja e Parisit.

Shkencëtarët i përpiluan parashikimet e 27 modeleve klimatike globale për të përcaktuar se cilat rajone të planetit Tokë kanë më shumë gjasa të përjetojnë aridifikim të konsiderueshëm deri në fund të shekullit.

Analiza e tyre – e publikuar këtë javë në revistën Nature – tregoi se 20 deri 30 për qind e globit do të jetë dukshëm më e thatë se sa intervalet e ariditetit të përcaktuara nga variacionet historike vjetore në reshje.

“Aridifikimi është një kërcënim serioz sepse mund të ndikojë në mënyrë kritike në fushat si bujqësia, cilësia e ujit dhe biodiversiteti”, – tha autori i studimit Chang-Eui Park, studiues në Universitetin Jugor të Shkencës dhe Teknologjisë në Shenzhen të Kinës. “Kjo gjithashtu mund të çojë në më shumë thatësira dhe zjarre të egra – të ngjashme me ato që shihen në Kaliforni.”

Studiuesit i shikuan normat e aridifikimit të mundshëm për nivele të ndryshme të ngrohjes globale, duke përfshirë një rritje prej 1,5 dhe 2 gradë Celsius në temperaturën mesatare globale. Qëllimi i marrëveshjes së Parisit është ta kufizojë ngrohjen globale në një rritje prej 2 gradë Celsius mbi mesataren paraindustriale të Tokës.

“Një tjetër mënyrë për ta menduar emergjencën e aridifikimit është një ndryshim në kushtet e vazhdueshme të moderuara të thatësirës, mbi të cilat ndryshueshmëria e ardhshme vjetor mund të shkaktojë thatësira më të rënda”, tha Park, i cili gjithashtu punon në Universitetin e East Anglia në Norwich të Anglisë. “Për shembull, në një skenar të tillë, 15 për qind e rajoneve gjysmë të thata në fakt do të përjetonin kushte të ngjashme me klimën “e thatë” sot”.

Hulumtimi i fundit tregon se kufizimi i ngrohjes globale në një rritje prej 1.5 gradësh do ta parandalonte pjesën më të madhe të aridifikimit të parashikuar. Shkalla e thatësirës tashmë po rritet në pjesën më të madhe të globit, pasi Toka e ka përjetuar një rritje prej 1 shkallë në temperaturën mesatare globale.

“Zonat e botës që do të përfitonin më shumë nga mbajtja e ngrohjes nën 1,5 gradë celsius janë pjesët e Azisë Juglindore, Evropës Jugore, Afrikës Jugore, Amerikës Qendrore dhe Australisë Jugore – ku jetojnë më shumë se 20 për qind e popullsisë së botës sot”, tha Tim Osborn, profesor në UEA.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë