Ja çfarë të bën të suksesshëm sipas Bill Gates...

Ja çfarë të bën të suksesshëm sipas Bill Gates...

Bill Gates

Bill Gates është një ndër personat më të suksesshëm e të pasur të botës dhe ne shpesh mund ta pyesim veten se çfarë ka ndryshe nga njerëzit 'normalë', për suksesin që ka arritur.

Në një dokumentar të shfaqur nga "Netflix", tregohet se leximi i librave është shumë i rëndësishëm për bashkëthemeluesin e Microsoft.

“Inside Bill`s Brain” është një dokumentar që përfshin fëmijërinë e Gates, lançimin e Microsoft-it dhe avancimin e tij për të qenë personi më i pasur në botë, si dhe projekte filantropike për të cilat është duke punuar që nga largimi nga selia e kompanisë.

Dokumentari tregon gjithashtu dashurinë e tij të madhe për librat dhe leximin dhe në skenat e para, shfaqet çanta e Gates, e cila përmban libra me tema të ndryshme si shkenca, teknologjia, vaksinimi, energjia, etj. që Bill i  mban me vete kur udhëton.

Ai shpesh gjen qetësi në një shtëpi afër një liqeni duke lexuar libra.

Një mik i Gates kujtoi se kishte marrë më shumë se 14 libra për të lexuar në një pushim të përbashkët me të.

Kur Gates është i interesuar për një temë, ai mund të lexojë mbi  pesë libra me të njëjtën temë, që të zbulojë sa më shumë gjëra të jetë e mundur e të plotësojë pikëpamjet e ndryshme të së njëjtës termë.

 Pavarësisht se për cilën histori bëhet fjalë dhe me kë po bisedon, Bill gjithmonë ka njohuritë më të mëdha për të.

"Leximi është një domosdoshmëri nëse dëshiron të kesh sukses, tha ai në një intervistë dhe e konsideron leximin e librave si jashtëzakonisht të rëndësishëm për suksesin që ka arritur në karrierën e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot