Ja cilat do të jenë premierat
e para ne teatrot e Tiranës

Ja cilat do të jenë premierat<br />e para ne teatrot e Tiranës<br>
Pas festave të fundvitit teatrot kryesore të Tiranës janë përgatitur edhe për premierat e para të vitit. Teatri Kombëtar do të nis aktivitetin me komedinë “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” të dramaturgut shqiptar Ferdinand Hysi me regji të Elma Doresit.

Në rolin kryesor është Bujar Asqeriu që vjen në skenë me rolin e idealistit të quajtur "Ai". Premiera “Vdiq mbreti, rroftë mbreti” do të ngjitet në skenë më më 13 Janar në Teatrin Kombëtar. Më 6 dhe 7 janar do të shfaqet premiera e parë e këtij viti me komedinë franceze “Boeing Boeing” me regji të Kiço Londos. Në rolet kryesore luajnë Gentian Zenelja e Amos Zaharia.

teatri

Kjo shfaqje rikthehet në skenën e Teatrit Eskperimental pas një turi të suksesshëm në rrethet kryesore të vendit. Më 18 Janar Teatri Metropol do të ketë dy shfaqje: njëra është për të rritur, “Nata e dymbëdhjetë”, e shkruar nga Uilliam Shekspir, dhe komedia për fëmijë “Don Kishoti” që do të jepet paradite.

Në “Natën e 12-të luajën aktorët Shëlzen Berisha, Met Xhelili, Rozi Kostani, Neritan Licaj, Armela Demaj, Florian Agalliu e të tjerë.Teatri i Operës e baletit nuk ka ndonjë lajmërim për shfaqjet e para të muajit janar, por njofton se shfaqjet do të nisin në datën 15 janar. Premiera e janarit do të njoftohet pak ditë më vonë pohojnë burime nga institucioni.

teatri

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit